Drogba, mungesë e madhe për Chelsean

Drogba ka kaluar tetë vite me Chelsean, ekip me të cilin këtë edicion fitoi Ligën e Kampionëve dhe Lampard ka thënë se ai është njëri nga lojtarët më të mirë që ka pasur ndonjëherë Premierliga.
“Nuk e kam parë se është përmendur shumë Drogba kur është votuar për ekipin më të mirë të Premierligës në 20 vitet e fundit. Ndoshta sepse njerëzit kanë dëshirë të flasin edhe për anën tjetër të lojës së tij. Por, duke luajtur me të në tetë vitet e fundit, po ju them pa dyshim se ai është sulmuesi më i mirë me të cilin kam luajtur ndonjëherë”, tha Lampard për The Sun.
Lampard po ashtu beson se mungesa e Drogbas do të lërë boshllëk të madh te gjiganti londinez. “Drogba do të lërë një boshllëk të madh në klub, por unë e dua atë dhe nuk jam i zhgënjyer pse ai po largohet, pasi ai meriton gjithçka që merr”, përfundoi ai.