E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhbogar: Thjesht, do të presim zbatimin e marrëveshjes

Shef i Zyrës se Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, gjatë vizitës që i bëri Klinës, duke komentuar marrëveshjen e arritur në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, u ka bërë thirrje të dyja palëve për implementimin e marrëveshjes që kanë dal nga këto bisedime.

Zhgobar nuk ka dashur të flas për barrikadat në veri të vendit, duke lidhur çdo gjë më zbatimin e marrëveshjes se arritur në Bruksel.

“Të dyja palët duhet të zbatojnë marrëveshjen që është në të mirë të të dya palëve. Thjesht, do të presim zbatimin e marrëveshjes se arritur në Bruksel. Kosova dhe Serbia duhet të dakordohen rreth planit të zbatimit të marrëveshjes”, theksoi ai.

Zhbogar po ashtu ka pohuar se riatdhesimi i të kthyerve është kusht kryesor që duhet të zbatojnë institucionet kosovare, për integrimin në Bashkimin Evropian. Sipas tij, kthimi i qëndrueshëm ka rendësi të madh për të kthyerit, dhe Komuna e Klinës është një shembull i mirë në ketë aspekt, që ka bërë kthimin e një numri të madh të qytetarëve serb, raporton rtk.

Kryetari i Klinës, Sokol Bashota ka thënë se Komuna e Klinës, do të punojë në të mirë të qytetareve te saj dhe zbatimin e planeve që kërkohën për integrimin e vendit ne mekanizmat evropian.

Shefi i Zyrës se Bashkimit Evropian, Samule Zhbogar në fund të vizitë se tij ka vizituar banorët e kthyer serb të Dresnikut. Në një takim me dyer të mbyllura, ata kanë akuzuar njeri tjetrin për keqpërdorim të donacioneve të ndryshme të ndara nga Qeveria e Kosovës dhe Bashkimi Evropian. Këto akuza janë hedhur poshtë nga shefi i Zyrës për Kthim në Klinë, Millorad Sharkoviq./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›