E Diel, 1 Nëntor 2026

Zhduken 14 vete dyshohet vetevrasje masive

SHBA 20 Shtator NOA- Policia e Kalifornise eshte ne kerkim te 14 personave duke perfshire edhe tete femije nga mosha tre vjec e lart pjese te nje sekti fetar.

Sipas mediave amerikane dyshohet se grupi i drejtuar nga Reyna Chicas mund te kete planifikuar nje vetevrasje masive.

Disa te rriturit te ketij sekti ne fakt kane lene neper shtepite e tyre letrat e lamtumires duke shpallur synimin per te shkuar te takojne Jezusin.

Nje grua e ketij sekti i kishte lene burrit te saj nje cante qe permbante disa letra duke i kerkuar atij te lutet per te. Shumica e ndjekesve te Reyna Chicas jane me origjine nga Amerika e Jugut sidomos nga El Salvador emigrante ne Palmdale Kaliforni.

Policia me ndihmen e helikoptereve eshte duke kerkuar grupin prej 14 personash te zhdukur.

Reyna Marisol Chicas 32 vjece dhe nene e dy femijeve eshte konsideruar si kreu i grupit te zhdukur.

a.e./NOA

topsyWidgetPreload urlhttp//www.noa.al/index.php/bota/94-bota/30840-zhduken-14-vetedyshohet-vetevrasje-masivetitleZhduken 14 vete dyshohet vetevrasje masivetheme blue nickagjencianoa

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›