Sërish kundër mburojës anti-raketore

Të enjten Rusia ka kritikuar ashpër paralajmërimin se në Spanjë do të pozicionohen disa anije luftarake amerikane, në kuadër të mbrojtjes anti-raketore të NATO’s.
Rusia e ka quajtur këtë lëvizje si një “politikë të aktit të kryer”, që rrezikon synimet për shmangie të “konfrontimeve”.
"Konsiderojmë se politika amerikane e aktit të kryer është e papranueshme kur bëhet fjalë për mbrojtjen anti-raketore të Evropës, dhe kur sillen vendime pa marrë në konsiderim mendimet e të gjitha palëve të interesuara”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Jashtme ruse.
Kryeministri spanjoll, Hose Luis Zapatero, njoftoi të mërkurën në Bruksel se ka lejuar stacionimin e katër anijeve amerikane, në kuadër të mburojës anti-raketore të NATO’s.
Këto anije do të pozicionohen deri në vitin 2013, në bazën amerikane Rota, në jug të Spanjës.