Zhduket 20-vjeçari në Tiranë, nëna shkon e alarmuar në Polici
Një 20 vjeçar është larguar nga banesa në Tiranë. Ka qenë nëna e tij, shtetasja me iniciale F. I., 37 vjeçe, e cila ka bërë kallëzim në Policia për zhdukjen e të birit. Policia po punon për gjetjen e tij.
“Në Komisariatin e Policisë Nr. 3 është paraqitur shtetasja F. I., 37 vjeçe, e cila ka bërë kallëzim se është larguar nga banesa, djali i saj, shtetasi E. B., 20 vjeç.
Punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
