E Diel, 1 Nëntor 2026

Zhduket biznesmeni kosovar mori 13.5 milione leke borxh

/ /

Policia beri te ditur se Lulezim Shala 40 vjec eshte larguar nga Korca bashke me familjen e tij duke lene perkohesisht te hapura dy furrat e bukes te cilat kane mbetur ne duart e pak punetoreve. Mesohet se te marten biznesmeni kosovar i kishte kerkuar qiradhenesit te ambientit te furres se bukes nje shume prej 70 mije lekesh duke i thene atij se nuk ishte ne gjendje te paguante per blerjen e miellit me qellim qe te prodhonte buke per diten e neserme. Qiradhenesi nderkaq ia kishte dhene shumen e parave duke bere marreveshjen qe diten e merkure dje te merrte pervec borxhit prej 70 mije lekesh edhe qirane e papaguar me vlere 450 mije leke per nje periudhe tremujore. Por kur ai ka shkuar ne mengjes per te kontaktuar biznesmenin kosovar te prodhimit dhe tregtimit te bukes ky i fundit nuk ka qene ne lokal. Edhe tentativa per te kontaktuar me telefon ka qene e pamundur pasi te dy numrat e celularit te tij rezultonin te fikur. Pas verifikimit te kryer rezultoi se Shala nuk kishte cuar as femijen e tij ne shkolle si zakonisht. Dyshimi se ai ishte i zhytur ne borxhe te shumta ka bere qe tre qytetare biznesmene korcare ta denoncojne ate. Burime nga policia e Korces thane se dje kane marre tri denoncime per dhenie te konsiderueshme te hollash ne forme borxhi biznesmenit kosovar. Mbi bazen e ketyre denoncimeve nisi edhe hetimi per ndjekje penale. Sipas policise biznesmeni kosovar eshte denoncuar per nje shume rreth 10 milione lekesh te marra borxh. Ato nuk jane kthyer as ne formen e parave as te mallit qe ka marre nga magazinat e tregtimit me shumice te miellit apo nga furnizimi me dru i furrave te tij te bukes. Nderkaq mesohet se biznesmeni i zhdukur ka marre kohet e fundit edhe nje kredi bankare me vlere 3.5 milione leke te reja. Ai ka arritur te binde nje biznesmen korcar qe te firmose si garant per marrjen e kesaj kredie me justifikimin se do te fuste ne Shqiperi makineri te reja dhe per kete i duhej nje partner shqiptar ne perfitimin e kredise. Policia e Korces tha se nuk ka asnje denoncim nga te aferm te biznesmenit kosovar per marrjen peng te tij por sipas te dhenave dhe hetimeve te para dyshohet largimi i papritur nga Korca me vullnetin e tij per shkak te borxheve te shumta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›