E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fjalet e lirise mbledhin ish-shkrimtaret e burgosur

Letersia pas hekurave ka mbledhur rreth nje tryeze shkrimtare nga vende te ndryshme te botes nga Rusia Kina India Shqiperia Franca Gjermania Anglia Izraeli Turqia Afrika Amerika e sigurisht nga vendi prites Italia. Shume prej tyre kishin provuar ftohtesine e akullt te qelive te tjere u larguan prej vendit te tyre ne kerkim te lirise. PEN Klubi italian Publiciste Eseiste Noveliste organizoi disa dite me pare qytetin Bellagio buze liqenit te Komos nje konference nderkombetare 3 ditore me temen Fjale te lirise. Deshmi personale e diskutime nga studiues kritike shkrimtare e gazetare etj. Shkrimtaret shqiptare perfaqesoheshin nga Visar Zhiti i cili tregoi per eksperiencen e tij personale ne burgun e Spacit por edhe te tjera jete te bashkekombesve te tij te cilet paten nje fund tragjik. Permendi pushkatimin e Trifon Xhagjikes varjen e poetit Havzi Nelaj ne te ngrysur te diktatures komuniste etj. Nuk mund te linte pa permendur edhe dallgen shkaterruese te objekteve te kultit dhe ndalimit te besimit fetar ne Shqiperi. Ashtu sic e ka shprehur edhe ne vepren e tij te fundit Panteoni i nendheshem pas letersise se realizmit socialist qe mori fund bashke me permbysjen e sistemit ekziston edhe nje lloj tjeter krijimtarie qe perfshin letersine e shkruar ne burg apo nga shkrimtare qe e kane vuajtur ate e qe ai e quan realizmi i denuar. Entela Kasi tregoi per rastin e pushkatimit te dy poeteve nga Librazhdi Vilson Blloshmi dhe Genc Leka si dhe botimin e vepres se tyre pas vdekjes. Nga te pranishem te tjere u sollen shembujt e personaliteteve te medha te letersise boterore si Ezra Paundi dhe Jozif Brodski. U diskutua mbi presionin qe politika ka ushtruar mbi shkrimtaret per ndeshkimet e eliminimet brenda llojit. Botimi

Shtepia botuese Feltrinelli nxori ne qarkullim volumin Fjale te Lirise. Jane 18 autore qe kane shkruar posacerisht per kete botim. Disa kane provuar arrestimet burgosjet denimet ose jane larguar nga vendet e tyre per te gjetur fjalen e lire. Mes tyre poeti arab Adonis emigrant ne France shkrimtari kubanez Aguilera i ikur ne Spanje veprimtarja nga Meksika Cacho vietnamezi Chi Thien dy here i denuar me burg Cuadra denuar me 15 vjet burg rusja 93-vjecare Dobrovolskaja e akuzuar per tradhti e ikur ne Itali filozofi iraniano-kanadez Jahanbegloo i arrestuar ne valen e revolucionit te kadifenjte Ismail Kadare azilant ne France Laabi nga Maroku arrestuar dhe torturuar sot emigrant ne France Mapanje nga Malawi 3 vjet e gjysme burg Nafisi nga Teherani e perzene se nuk donte te mbante ferexhe ne universitet Pas ko gazetar nga Ukraina i akuzuar per nxjerrje sekreti te flotave ruse kinezi Zhou Qing denuar me 3 vjet burg se kishte marre pjese ne protestat ne sheshin Tienanmen nobelisti portugez Saramago algjeriani Skif i denuar me 20 vjet burg etj. Parathenia e botimit eshte shkruar nga nje prej figurave me te medha te letrave
italiane Umberto Eco.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›