E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe qente dalin per shetitje nga Liqeni...

Liqeni Artificial dhe Parku ne Tirane cdo fundjave nuk popullohen masivisht vetem nga njerezit. Keta te fundit gjithmone e me shume po marrin perdore edhe nga nje qen te lloj-lloj race duke krijuar xhiro paralele njerezish dhe kafshesh ne zanafillen natyre.


Me shume se sa per te qene ne mode zoterit e kafsheve shprehen se kenaqesite qe ndiejne nga kafshet i kapercejne mundimet per ta.

Liqeni Artificial dhe Parku ne Tirane kohet e fundit nuk po i perkasin vetem njerezve. Ketyre te fundit duart iu jane zene duke terhequr edhe kater kembe te tjera pas vetes. Te qenve shtepiake te lloj-lloj racave e permasave.


do fundjave sidomos nese ke kohe pa bere nje shetitje nga liqeni hap syte e befasuar nga prania e shtuar e shume qenve te shoqeruar me zoterit e tyre njerez. Sidomos te rinjte duken me te deshiruarit per kafshet. Dhe kafshet kampione te Liqenit duken pikerisht qente.


Qene nga te gjitha racat Syri estetik i do apo nuk i do kafshet
pasurohet me larmi e bukuri formash ngjyrash gezofesh por edhe menyra te ndryshme sjelljesh edhe mes qenve.


Ka te tille qe nuk iu ndihet zeri por ka edhe te pabindur agresive dhe ne kete pike nuk duhen paragjykuar thjesht nga pamja. Ai qe duket me i frikshmi ne forma ndonjehere rezulton me paqesori kur i afrohesh.


Gjen ne shetitoren e qenve nga ata me te stermedhenjte te marre nga stanet shqiptare te lare e te krehur si per ne kryeqytet deri tek te tjera raca qensh trupmedhenj ne dukje si ujq te frikshem edhe pse jane vetem disamuajsh me moshe.


Secili prind shijon sidomos bukurine unike te qenit te tij por ata qe shetisin asnjanes nga Liqeni kane mundesi te shijojne shume bukuri nga me te ndryshmet brenda llojit te bera tok rastesisht.


Rei G. ka nje qen te races Pastor belg me emrin Dasti. Ia kane sjelle nga Belgjika dhe e ka blere kur ishte nje kelysh nje muajsh. Me nje cmim aty te tridhjete mije leke.


Tani qe Dasti ka hedhur mjaft trup me nje peshe njezet kilograme ka mbushur vetem gjashte muaj. Dhe maksimumi qe mund te arrije ne peshe eshte 54 kg edhe nje here e gjysme me shume se sa kaq.


Olsi Peshtanaku eshte nje tjeter qendashes qe e ka pagezuar me emrin Loko qenin e races Pit Bull te cilin ia kane sjelle nga Mali i Zi.22-vjecarja Blerina Skenderi e ka Nikin e saj trupvogel te races Pekinez qe prej 11 vjetesh kur sapo lindi dhe kesisoj jane rritur te pandare te dy bashke.


Endri Llozha njezet e kater vjec mban perdore nga Liqeni edhe ai nje qen te madh ne trup por vetem kater muajsh ne moshe. Quhet Xheki race e perzier i ardhur nga Hollanda si dhurate. Nje tjeter djale i ri Silvio Spahiu mban ne shtepi prej 11 vjetesh qen te races Barboncin perzier me Terrier.


E ka pasur tezja nje te tille dhe kur ai polli kelyshe njerin e mora une thote Silvio. Ada Shima ka nje qen te madh bardhosh e leshator me dy nivele te qimes te races ruse Samajet.


Por me pamja me e cuditshme qe mund te shohesh i perket nje vajze dhe nje djali qe mbajne me vete qenin me te stermadh ne xhiron e se dieles te qenve te ardhur pikerisht nga stanet shqiptare. E aq sa shembellen me stanet aq edhe jo per nga pastertia dhe mireqenia me te cilen me sa duket jeton ky qen ne kryeqytet.


Krifa ne ngjyre bezhe me pulla te zeza eshte kaq e bute e shkrifet e paster dhe eremire. Qeni qe te kujton Balo-t e dashur te sa e sa perrallave dhe filmave shqiptare parakalon serbes-serbes i urte duke iu bindur te zoterve pa i terhequr ata per duarsh duke vrapuar drejt kapricove me te lehura te forta si shume te tjere.


Nje sy i vemendshem dhe asnjanes i ulur ne stol veren se Ky ishte qeni me i vecante dhe jo sepse eshte raca jone... Fatura ekonomike e nje qeni Disa nuk kane ushqim per njerezit e sidomos ne keto dite qe ankthi i ekzistences eshte shtuar me cmimet qe rriten. Por disa kane me tepri edhe per kafshet.


Jo vetem per ti blere fillimisht ato me cmime nga 30 mije-100 mije por me shtrenjte iu shkon mbajtja e tyre. Lipsen ushqime me nje kosto minimalisht 5 mije leke ne muaj sic pohojne te gjithe ata qe e mbajne nje qen. E duke llogaritur edhe vaksinat cdo 6 muaj apo edhe ne cdo muaj dikush tjeter shtohen edhe rreth 10 mije leke te reja plus.


Mua konkretisht me duhen kater mije leke te vjetra ne muaj per ushqim te cilin e marr me peshe te gatshem si kokrra apo i blej edhe shampo te posacme thote Rei G. Merremi me biznes dhe kesisoj nuk i kemi problem shpenzimet per qenin thote Ada Shima.


Por ka edhe nga ata qene qe iu ngjajne atyre femijeve qe sbejne naze dhe hane cdo gje. Nuk harxhojme ekstra per qenin se ai ha cfare gatuajme
per vete ne shtepi thote Endri Llozha.


Por mjaft prej prinderve te qenve i kane adoptuar ata nga te aferm apo miq brenda dhe jashte vendit si dhurate. Kafshet si anti-stres Nuk e ndiejne lodhjen me ta apo kohen qe iu kushtojne pasi kjo iu rikthehet ne kenaqesi. Prej kohesh shkencetaret ne gjithe boten i vleresojne kafshet si antistres.


E se fundi per rrjedhoje edhe si ndikues ne jetegjatesine e njeriut modern te konsumizmit dhe individualizmit i cili kthehet cdo mbremje ne shtepi derrmuar nga lodhja dhe stresi. Kur luaj me Dastin tim ma heq gjithe lodhjen dhe merzitjen thote Rei G. Por per ata qe kane kohe te merren me ta e duke qene se koha e lire dhe perkushtimi eshte edhe ky luks me shume i te pasurve atehere perseri iu mbetet atyre gjithe gama e kenaqesive.


Nese ke kohe te lire nuk eshte aspak e lodhshme te marrurit me nje qen thote Rei G. Ne fakt te merr shume kohe per ta ushqyer shetitur jashteqitja tre here ne dite pro perseri nuk me vjen keq.


Ndiej kenaqesi qe i sherbej thote 25-vjecarja Ada Shima. E nxjerr sidomos darkave por edhe paradite dhe ky proces me merr dy ore kohe ne dite por per fat kam kohe te lire thote Olsi Peshtanaku.


Por tani qe gjendet pa impenjime sentimentale sepse nese do te dashurohet me nje vajze a do te kete kohe te dale cdo dite me qenin Kur te kem te dashur besoj se do te jete veshtire ti kushtoj kaq kohe thote Olsi. A iu zevendeson kafsha pasjen e nje femije Ata qe jane te rinj per te menduar femijet normalisht nuk shohin aq larg.


Nje pjese tjeter pergjigjen se nuk i zevendeson ata por ama edhe kafsha iu behet si pjesetar familjeje. Por ka edhe ndonje qe shprehet se nuk i do femijet e me mire ne shoqerine e qenit.


Por edhe vete kafshet iu ngjajne femijeve te vegjel
dhe reflekseve te tyre. Kur njohin pjesetaret e familjes mesojne te kuptojne te veprojne kur iu kerkohen gjera te thjeshta. Qente jane shume inteligjente. Krijohet nje marredhenie fantastike emocionale dhe kuptueshmerie me ta.


Jane miq shume besnike thote Blerina Skenderi. Keshtu qe e pamohueshme se kush e ka nje kafshe medoemos qe dashurohet pandashem me te. E me shume se sa mode e siperfaqshme duket si nevoje e brendshme shpirterore e njeriut pjese e natyres.


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›