Zhduket faraoni Tutankhamon
Ka ndodhur pikërisht ajo që shumë historianë e arkeologë i frikoheshin gjatë protestave 20-ditore në Kairo. Nga muzetë e vendit janë zhdukur të paktën 18 artefakte historike.
Zyrtarët egjiptianë dhe egjiptologët ndërkombëtarë alarmuan se ndër 18 objektet e zhdukura është edhe statuja e faraonit Tutankhamon - njëri prej faraonëve më mistikë të Egjiptit. Sipas tyre, ky është vetëm një bilanc paraprak, meqë ende po vazhdon verifikimi i objekteve në Egjipt.
Ndërkohë, situata në Egjipt paraqitet paksa më e qetë. Armata po tenton të bindë protestuesit që të braktisin sheshin Tahrir të Kairos, me qëllim të normalizimit të situatës në vend, ndërkaq Komiteti i Lartë Ushtarak, i cili ka marrë përsipër drejtimin e Egjiptit, ka njoftuar se do të mbajë pushtetin deri në zgjedhjet e muajit shtator.