Qeveria e ardhshme me 16 ministri

Nga Express më 14 shkurt 2011 në ora 23:37
Qeveria e ardhshme, e cila do të udhëhiqet nga Hashim Thaçi do të ketë 16 ministri dhe 4 zëvendësministra, tha për “Klan Kosova”, ministri i Arsimit në largim, Enver Hoxhaj.
Ai tha se, një nga zëvendësministrat ta do të jetë nga komuniteti serb. Hoxhaj bëri të ditur se zëvendësministrat do të kenë për detyrë që të kontrollojnë punën e nga 4 ministrive.
Ka gjasë që në qeverinë e ardhshme mos të ketë Ministri të Energjisë, të Transportit dhe të Pushtetit Lokal. Këto ministri do të fuzionohen në ministritë e tjera përkatëse. Ndërkaq, siç u tha, në kuadër të 16 ministrive tri ministri do të jen pa portofol.