Zhduket në Francë poeti Ali Podrimja

Poeti i njohur kosovar Ali Podrimja është zhdukur në Francë, teksa po qëndronte atje si pjesëmarrës në festivalin e poezisë “Voix de la Mediterainee” (Zërat e Mesdheut). Policia e qytetit Lodeve në Francë, ku po mbahet edicioni i 15-të i festivalit të poezisë, është vënë në kërkim të poetit kosovar.
Afishe me fotografi të poetit janë vënë gjithandej qytetit, ndërsa policia franceze ka mobilizuar edhe forcat ajrore për të gjetur Podrimjën. Edhe Ambasada e Kosovës në Francë dhe Ministria e Punëve të Jashtme janë shprehur të shqetësuara. Deri të premten vonë nuk ka pasur ndonjë informacion për vendndodhjen e tij.