E Diel, 1 Nëntor 2026

Ban Ki Moon: Integrimi, në funksion të stabilitetit në Ballkan

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun, tha se ndërtimi i urave ndërmjet ndarjeve etnike dhe integrimi në Evropë, është çelës i stabilitetit në Ballkanin e trazuar.

“Ne duhet të ulim tensionet e theksuara dhe mosbesimin nëpërmjet dialogut dhe pajtimit”, tha Ban Ki-Mun, gjatë fjalimit në Parlamentin e Sllovenisë.

Sllovenia ishte vendi i parë që zyrtari i lartë i OKB-së e vizitoi në kuadër të turneut të tij ballkanik, ku do të qëndroj edhe në Kosovë.

“Lirimi i rajonit nga mbetjet e fundit të luftës është esenciale për sabilitetin e qëndrueshëm”, tha Ban Ki-Mun dhe shtoi se kjo do të arrihej edhe “me integrimin më të madh në Evropë”.

Sot Ban Ki-Mun gjendet në Kroaci, ndërsa do të vizitoj edhe Malin e Zi, Serbinë, Kosovën, Bosnjë Hercegovinën dhe Maqedoninë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›