Zhdukja e 6-vjeçares, kërkime edhe në Kosovë
Kërkimi i vajzës 6-vjecare të zhdukur 17 ditë më parë në fshtain Zapod të Kukësit, ka përfshirë edhe territorin e Kosovës. Forcat e policisë së Kukësit,të FSK-së dhe ato të EULEX, kanë ndërmarrë një aksion të përbashkët për krehjen e gjithë zonës kufitare të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës dhe konkretisht në bjeshkët e zonës së Dragashit, zonë që është shumë pranë Zapodit. Sipas drejtorit të policisë së Kukësit ky aksion është mbështetuar nga Ministria e Brëndshme e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë me qëllim që e gjithë zona të kontrollohet për ndonjë gjurmë të vajzës apo rrëmbyesve të saj.
"Kemi organizuar kete operacion ne menyre qe te bejme nje krehje te zones se kufirit tone deri poshte ne zonen e Kosoves, qe quhen fshatrat Kertec i Vogel, Kertec i madh", tha Sadri Ramcaj, Drejtor i Policisë së Kukesit.
Ndërsa drejtori i policisë së Prizrenit tha se Forca e Sigurisë së Kosovës do vijojë kërkimet në bashkëpunim dhe me forcat e kufirit të të dyja vëndeve. Bleona Mata u zhduk në rrethana misterioze 17 ditë më parë në fshatin e Zapod.Ajo ndodhej pak metra larg banesës bashkë me hallën dhe disa shoqe të saj. Policia që nga casti i zhdukjes nuk i ka ndalur kërkimet por deri tani nuk është gjetur ndonjë gjurmë e vajzës.
Flutura Tota < I mëparshmi