Zhdukja e Remzi Hoxhes, deshmi te reja

Vijojne deshmite ne procesin per zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha.
Ish-polici i kriminalistikes ne komisiariatin numer 3 ne Tirane ne deshmite e tij tha se te njohur te Hoxhes denoncuan rrembimin e tij, ndersa numri i targes qe u raportua, nuk ekzistonte.
Deshmitari tjeter Xh.Bashellari tregoi se si Ziso Kristopulli i kishte rrefyer se pas rrembimit ne Ksamil e kishin sjelle ne Tirane, madje ne makinen ku ndodhej ai ishte edhe zyrtari i SHISH, Avni Koldashi.
Ne momentin e deshmise se Ismail Daliut, ish-punonjesit te SHISH, seanca vijoi me dyer te mbyllura.