Me te keqija e 5 dekadave te fundit
Industria e eksportit eshte nje industri mjaft e rendesishme per ekonomine shqiptare. Gjate viteve te tranzicionit, ekonomia jone ka regjistruar nje bilanc tregtar negativ, i cili per rrjedhoje ka shkaktuar nje deficitit korent te vazhdueshem. Stabiliteti afatgjate dhe qendrueshmeria makroekonomike, kerkojne qe keto balanca ne rrjedhen e viteve, te paguhen nga suficite tregtare ne te ardhmen. E kuptoni qe behet fjale per nje sfide, me te cilen ju qe jeni te pranishem ne kete salle, ju bie te perballeni ne te tashmen dhe ne te ardhmen e afert dhe ate te me te larget. Sigurisht, qe nuk mund te le pa permendur se nje rol i madh, i takon edhe institucioneve vendimmarrese, te cilat me politikat ekonomike te zhvillimit duhet te krijojne nxitesit perkates, shtratin dhe infrastrukturen, ku do te mbeshtetet dhe promovohet biznesi tuaj. Zhvillimet makroekonomike te viteve te fundit dhe tendencat e pergjithshme te shfaqura ne treguesit e nivelit te jeteses tregojne se ekonomia shqiptare arriti te dilte nga faza e tranzicionit, per te hyre ne grupin e vendeve ne zhvillim. Megjithate, aktualisht ekonomia shqiptare po ndikohet nga zhvillimet e raundit te dyte, qe kane prekur ekonomite e zhvilluara te botes. Pergjithesisht, shperthimi i krizes financiare ne tregjet e Amerikes, Azise dhe Evropes pati si efekt te pare shtrengimin e kushteve te kredise, pakesimin e likuiditetit dhe reduktimin e vleres se pasurise kombetare te ketyre ekonomive. Keto fenomene cuan ne reduktimin e konsumit dhe investimeve dhe eventualisht, ne ngadalesimin e pergjithshem ekonomik ne te gjithe keto rajone.
Keto zhvillime kane prekur edhe ekonomite ne zhvillim, pasi procesi i globalizimit i ka kthyer keto te fundit, ne fabrikat e ekonomive te medha. Rrjedhimisht, ky fenomen ka ndikuar ne perhapjen efekteve te kesaj krize edhe ne ekonomite ne zhvillim.
Natyrshem, qe renia e kerkeses ka ndikuar edhe ne renien e pergjithshme te investimeve te ekonomive te zhvilluara, ne tregjet tradicionale eksportuese. Tashme, flukset e kapitalit qe kane financuar deficitet e larta korente, vecanerisht ne ekonomite ne tranzicion te Evropes Lindore e Qendrore, kane ndaluar. Per me teper, kompanite financiare dhe prodhuese, por edhe individet ne ekonomite e zhvilluara, te gjendur ne veshtiresi financiare po ushtrojne presione, per te terhequr fondet nga ekonomite ne zhvillim. Te gjitha keto zhvillime kane tronditur ekuilibrat makroekonomike te ekonomive ne zhvillim, te cilat po perjetojne thellim te deficiteve korente dhe presione te forta mbi monedhat e tyre.
Ky mekanizem i perhapjes ose kontaminimit, permes te cilit kriza e nisur ne ekonomite me te fuqishme te botes po perhapet ne te gjithe vendet e tjera, ka bere qe efektet te ndjehen edhe ne ekonomine shqiptare. Pavaresisht se sistemi financiar nuk u ndikua nga kriza financiare boterore, efektet e raundit te dyte po shfaqen dhe do te vazhdojne edhe ne te ardhmen. Banka e Shqiperise vlereson se ne vitin 2008, ne kuader edhe te nje "thatesire" te madhe te tregjeve globale, eshte regjistruar renie e flukseve hyrese valutore dhe rritje e deficitit korent.
Gjate dy muajve te fundit eshte evidentuar nje zhvleresim i moderuar i kursit te kembimit. Megjithate, duhet te kemi parasysh se Shqiperia gjendet ne nje pozicion me te favorshem se ekonomite e tjera te Evropes Lindore e Qendrore. Avantazhi yne qendron ne faktin se ndryshe nga vendet e tjera te rajonit, ne nuk i kemi financuar deficitet tona tregtare e korente me flukse afatshkurtra te kapitalit te huaj, ose sic quhen ndryshe "HOT MONEY". Banka e Shqiperise ka ndaluar kreditimin e ekonomise me te ashtuquajturat "para ekzotike", te cilat njehere e nje kohe perfaqesonin fonde me kosto shume te lire, te gatshme per te depertuar edhe ne ekonomine tone. Me lejoni te kujtoj se ne gracken e ketyre fondeve kane rene shume prej ekonomive ne zhvillim, te cilat sot po vuajne seriozisht nga largimi i ketyre fondeve. Per me teper, ne kemi adoptuar nje kurs fleksibel kembimi, ne dallim nga kurset e fiksuara ose te menaxhuara.
Banka e Shqiperise vlereson se zhvillimet aktuale, ne vecanti ato te partnereve tane kryesore, do te sjellin tendenca qe pergjithesisht jane te ndryshme, nga ato me te cilat kemi punuar gjate dhjete viteve te fundit.
Aktualisht, eurozona eshte ne krize. Rritja ekonomike eshte negative, euro po humbet terren ndaj dollarit, papunesia eshte ne rritje dhe cmimet po ulen. Industri te rendesishme, si ajo financiare ose e makinave, jane ne gjendjen me te keqe te 50 viteve te fundit dhe qeverite e ketyre vendeve jane detyruar te aprovojne paketa ndihme, per te garantuar mbijetesen e tyre. Sipas vleresimeve me optimist, kjo situate nuk do te permiresohet te pakten deri ne fund te ketij viti. Per kete arsye, theksoj se eksportuesit duhet te adoptojne filozofi te reja. Ata duhet te jene krijues, te shtojne produktet dhe te zbulojne tregje te reja, jashte atyre tradicionale, te cilat aktualisht jane goditur nga kriza financiare dhe ekonomike.
Zhvillimet globale imponojne adoptimin e perqasjeve te reja. Stadi i zhvillimit ekonomik e financiar te vendit dhe kalimi ne grupin e vendeve ne zhvillim, ka krijuar kushtet qe biznesi ne pergjithesi, por ne vecanti industrite qe punojne per degen e eksportit, te adoptojne standarde te reja ne menaxhimin e biznesit te tyre. Bizneset duhet te kuptojne se regjimi optimal i veprimtarise se tyre, kerkon elemente te rinj. Zhvillimet aktuale ne ekonomine boterore e bejne te nevojshme kujdesin ne rritje per administrimin e portofoleve te mjeteve financiare, per menaxhimin e rrezikut ne pergjithesi dhe ate te kursit te kembimit me ne vecanti, si dhe per identifikimin e menyrave dhe instrumenteve alternative te financimit. Bizneset duhet te investojne ne rritjen e kapaciteteve analizuese dhe parashikuese. Ato duhet te ndertojne skenaret e tyre te zhvillimit, perfshire dhe parashikimin e humbjeve te mundshme financiare, qe shkaktohen nga mosveprimi. Per te siguruar nje veprimtari eficiente, sigurisht qe do te ishte e domosdoshme edhe punesimi i burimeve njerezore te afta, te specializuara, te edukuara, qe do te thote profesioniste. Per kete qellim, ju ftoj te bashkepunoni me shume me sistemin bankar. Ju keshilloj t'i qendroni me afer bankave, por edhe Bankes se Shqiperise dhe te jeni me te hapur me to. Perdoreni kete komunikim per te ndertuar nje bashkepunim preferencial. Kjo rruge do t'ju krijoje mundesine per te gjetur dhe nxitur mundesite dhe instrumentet e duhura te financimit, per te kaluar veshtiresite e momentit dhe per te garantuar te ardhmen, e kesaj dege te rendesishme te biznesit.
Rritja e te ardhurave valutore nga te gjithe burimet e mundshme, perkthehet ne rritjen e stabilitet makroekonomik e vecanerisht atij financiar te ekonomise shqiptare. Aktualisht, karakteristikat gjeografike, demografike, ekonomike e sociale qe gezon ekonomia shqiptare paraqesin avantazhe, te cilat po te shfrytezohen me zgjuarsi mund te materializohen ne perfitime ekonomike. Rrjedhimisht, sektori i eksportit perben burim te rendesishem fitimi dhe fluksesh valutore per ndermjetesimin financiar ne valute. Nga ky kendveshtrim, mbeshtetja e eksportuesve nga sektori financiar jo vetem me produkte dhe burime financiare por edhe me konsulence financiare, eshte nje aktivitet me perfitim dypalesh. Per kete arsye, gjykoj se roli i sistemit bankar mund te jete nje nga nxitesit kryesore, per te absorbuar disa prej dizavantazheve qe gjeneron situata aktuale nderkombetare.
Perfitoj nga prania e sistemit bankar, per t'ju drejtuar me nje apel institucional. Vleresojeni me me kujdes rolin dhe potencialet e ketij biznesi, qendrojini afer me keshilla dhe konsulence financiare, rishikoni politikat tuaja te vendosjes se komisioneve per kete biznes dhe ne kete proces, jepini perparesi financimit me te madh te tij. Kriza e fundit tregoi se te gjithe ne, lundrojme ne te njejtat ujera dhe mund t'i rezistojme dallgeve, vetem nese i perballojme keto sfida se bashku. Aktiviteti i eksportit eshte gjenerues i flukseve valutore, aq te nevojshme per stabilitetin e monedhes. Stabilitet i cili lidhet me te gjithe ekuilibrat e tjere, perfshire edhe stabilitetin e sistemit financiar.
Ne keto kushte duhet te jemi te ndergjegjshem se behet fjale per nje aksion te perbashket, me rendesi kombetare, thellesisht patriotik per nga vlerat dhe per nga e ardhmja e vendit. Bejeni tregun me te gjalle, me konkurrues dhe me inovativ. Infrastruktura financiare tashme eshte e plote dhe ju takon, ta shfrytezoni ate me me shume eficience.
Ka ardhur koha qe te perpiqemi per ekuilibra te tjere ne raportin e hyrjeve valutore ne ekonomi. Remitancat kane qene te rendesishme per shume kohe. Ato ishin serumi me i madh valutor ne ekonomi. Megjithate, duhet te jemi te ndergjegjshem, se ne totalin e prurjeve valutore ne te ardhmen, zera paresore do te jene tregues te tjere, si eksportet dhe investimet e huaja direkte. Kjo, eshte e rendesishme te kuptohet nga gjithsecili dhe mbi bazen e kesaj, te ndertojme punen tone te perbashket per te ardhmen.
Iniciativat ne rrafshin nderkombetar jane ne proces. Takimi i Berlinit ishte shume i rendesishem ne kete drejtim. Aty u diskutua gjere e gjate dhe u konvergua ne idene se ka hapesira, per me shume veprime te koordinuara dhe veprimet proteksioniste, nuk jane zgjidhjet per te dale nga kriza.
Takimi i Londres do te hedhe hapa te tjere ne kete drejtim. Ai do te kete ne qender te tij, stimulimin e investimeve per nje te ardhme me te zgjuar. Ndertimi i modeleve te reja, per nje bote te re, me te strukturuar dhe me industri te rinovuar. Kriza do te kete fituesit e saj. Te fituar do te jene ata qe do te zhvillojne politika, produkte, sherbime dhe tregje te reja te natyres jociklike. Vendime, qe ndryshojne mendesine.
* Fjala e mbajtur dje ne takimin me perfaqesuesit e kompanive eksportuese dhe me Shoqaten Shqiptare te Bankave