Pse s'do do te heq dore kurre nga Opera

Per Editin, sikurse e therrasin te gjithe ne Teatrin e Operes dhe Baletit Edit Mihalin, e rendesishme eshte te jesh "artist" ne profesionin qe ke zgjedhur te kesh ne jete. Te punosh me pasion eshte motoja e saj, e nje gruaje, se ciles nese nuk do t'i kishin zbuluar dikur zerin e bukur, ndoshta sot do ta shihnim me nje veshje te bardhe mjekeje. Ajo eshte nderuar me titullin "Artiste e Merituar" ne vitin 1984 dhe "Mjeshtre e Madhe", perkatesisht ne vitin 2000, e ka qene e pranishme ne pjesen me te madhe te aktiviteteve te rendesishme te Teatrit te Operes dhe Baletit. Edit Mihali, pedagoge dhe keshilltare artistike prane ketij institucioni, qe mban mbi supe mese 33 vjet karriere, ndalet ne disa momente te vecanta ne jeten e saj personale dhe artistike, gjate nje interviste per "Koha Jone".
Nese nuk do te kishit studiuar per kanto, me cfare do te ishit marre ne jete?
Them se me siguri do isha bere mjeke, pasi kjo eshte tradita ime familjare. Do te nis qe me gjyshin, nje nga mjeket me te shquar ne vendin tone, emrin e te cilit e mban sot spitali Psikiatrik ne Vlore, Ali Mihali. Mandej edhe babai ka qene mjek, daja po ashtu, nena ndihmesmjeke, e deri te vellai im, qe ushtron sot kete profesion ne Milano te Italise.
A ka dicka te perbashket mes profesionit te mjekut dhe artit?
Nuk mund te them se ka dicka te afert, nuk jam ne gjendje ta bej kete krahasim. Por, ajo qe mund te them eshte se per cdo person qe e ben mire punen e tij, perdoret shprehja "eshte artist". Ne kete aspekt, mendoj se mjeket e familjes sime kane qene artiste ne kuptimin e plote te fjales, sa i perket profesionit te tyre. Edhe per nje rrobaqepes ose nje person qe rregullon kepucet thuhet "I ka duart flori". Por, kur merresh me muzike, duhet thene se kordat jane shume delikate, madje jashte vendit tone, mjeku otojater mund te percaktoje ne baze te kordave nese nje person eshte soprano, tenor, mezosoprano etj. Kjo varet ne baze te timbrikave.
Ka qene me e veshtire atehere per te ecur dhe per te bere karriere, ne raport me tani?
Une mendoj se brezi im, qe eshte shkolluar dhe eshte i pergatitur per t'u perballur me veshtiresite e jetes shume me teper se brezi i sotem. Po keshtu, ne kemi pasur mesues e profesore artistet me te medhenj shqiptare te kesaj fushe, qe nga Marie Kraja, Gjysepina Kosturi, Lluk Kacaj, e per me teper qe shkolla e larte ka qene asokohe 5 vjet dhe mesimi behej 3 here ne jave. Nese une do te te them numrin e solisteve qe kane qene ne Teater dhe qe jane sot, do te thoni ku eshte konkurrenca. Atehere ka pasur konkurrence brenda nje sektori prej 33 solistesh, ndersa sot ka 7-8 soliste. Ne qofte se atehere kishte 7-8 tenore, 7-8 bas baritone, 15 soprano, sot kemi 3-4 soprano dhe vetem nje bariton.
E konsideroni karrieren tuaj, te arritur me fat apo me shume me pune e sakrifica?
Une mendoj se e kam kerkuar permes punes sime, sigurisht, fati ka qene ne faktin qe une kam pasur ze te bukur dhe qe ime me me ka shtyre drejt muzikes, edhe ajo vete e shtyre nga Dhora Leka, me pas Simon Gjoni ka tentuar qe kete vajze ta provoje per kanto. Ne ata kohe madje te urdheronin, e ne kete kontekst them se me mire te te urdherojne, sesa te respektosh shume deshirat e femijeve, sepse femija nuk di, nuk eshte koshient se cfare eshte me e mira ne jete me te. Keshtu qe mua urdhrat me kane bere mire. Me pas, karrieren e kam fituar duke qene edhe ne Teatrin e Operes dhe Baletit, duke pasur dy diploma. Isha pedagoge ne Liceun Artistik, pasi per shkak te nje mentaliteti te gabuar familjar nuk kam kenduar, asokohe mendohej se kengetaret ndoshta jane pak si teper te hedhura. Kam qene nuk mund te them e vonuar, por e kam filluar kengen ne moshen 25-vjecare. Edhe kjo ka qene nje fat. Themi ne qe "asnje e keqe nuk vjen nga nje e keqe". Kisha djalin e vogel 7-8 muajsh semure, kur im shoq me dha viston per te konkurruar.
Me siguri qe keni sakrifikuar per te qene ketu ku jeni sot?
Po te flas per sakrificat, duhet te them se ato me kane shoqeruar gjithe jeten. Jo se jam qaramane, por jam koshiente dhe e shoh me realizem jeten qe kam bere deri me sot. Ato qe kam kaluar me kane pjekur, edhe pse i kujtoj shpeshhere me lot, pasi me eshte djegur rinia, femijeria, ke bere me pak lojera, ndoshta nuk ke pasur edhe kepuce, binte shiu e te lageshin kembet etj. Qe ne femijeri, ne moshen 12-vjecare, pata vetem nenen, pasi im u largua nga shtepia. Jam rritur ne konvikt, kjo me ka sforcuar, me ka disiplinuar, jam ngritur ne mengjes ne oren 05:00 te mengjesit, kam ngrene mengjes ne oren 07:00, po keshtu dreka dhe studimi ishin me orar, duhet te rregulloje krevatin vete, te krihje gershetat vete. Them qe femijet duhen mesuar edhe pak me sakrifica, pasi nga eksperienca, femijet e rritur me pak mundime, ecin me shume dhe punojne me teper ne jete.
Cila mendoni ju se ka qene karakteristika me te cilen keni spikatur?
Jam perpjekur te realizoj vepra te veshtira, qe te tjeret nuk i benin dot. Kjo ishte ndoshta ajo qe mua me ndihmonte, ky ishte fati im. E kam filluar karrieren me operen "Mrika", qe edhe pse hynte te veprat e veshtira, e kendonin edhe soprano te tjera,. Erdhi me pas "Lulja e kujtimit", por te "Berberi i Seviljas", kishte pengesa, aty ndahej shapi nga sheqeri. Te mos harrojme se Teatri nuk ishte si sot, qe vihen ne skene 5-6 vepra te huaja, ishte periudha e kinezerise, as Bethoveni nuk ekzekutohej ne skene, vetem vepra shqiptare. Atehere, nese beje nje koncert, do kendoje nje arie te huaj, psh. Violeten, e duhej medoemos ta balancoje duke interpretuar edhe 3-4 vepra shqiptare. Une pata edhe nje karakteristike profesionale qe quhet axhilitet, qe eshte aftesia vokale per te interpretuar nota te shpejta. Mbaj mend se kur do vihej ne skene "Berberi i Seviljas", une ia njihja vetes kete aftesi dhe bera nje audicion, kishim pergjegjes Ramiz Kovacin, nje nga baritonet me te mire qe ka pasur TOB-i. Isha 28 vjece dhe i thashe: "me degjo pak me arien e Rozines". Kur me degjoi, Kovaci u cudit dhe tha, "beje, studioje". Te te thoshte keshtu ai, nenkuptonte te merrje miratimin e tij. Pas kater viteve erdhi roli i Violetes te "La Traviata", qe e interpretonte pervec meje edhe Tatjana Kore. Pra, dua te them se veprat qe kam interpretuar une kane qene te arritshme nga fare pak soprano te kohes.
Aria e Rozines eshte me e dashura ne repertorin tuaj?
Ky ka qene nje nga rolet me te dashur, eshte si puna e femijes se pare, e dashurise se pare. Pavaresisht se eshte "Mrika" opera e pare, "Berberi i Seviljas" ishte premiere qe pati sukses te vecante. Ishte evidente spikatja ne kritiken muzikale, qe me dha emer dhe vlera. Kjo ka qene spuntoja e pare qe une nisa te beja koncerte e vepra te tjera. Me ka ndihmuar padyshim edhe fakti qe u vura re edhe nga perfaqesues te pushtetit, qe me vleresuan per zerin tim.
Cfare ndjesie ju krijohet kur degjoni nje studentin tuaj qe interpreton nje pjese te dashur per ju, te cilen e keni kenduar ju me pare?
E para, mundohem te jap eksperiencen time, me aq sa njoh une. Me emocionon, por artisti edhe e vuan. Nese do te flasesh me sinqeritet, eshte pikerisht kjo qe thashe, pasi nuk eshte e lehte ta lesh punen kur ke ende aftesi.
Kur i thoni vetes se do te hiqni dore nga profesion?
Asnjehere. Sa te kem mundesi, sa here te me lejohet, do dal ne skene. Une e gjej kohen edhe per te bere ushtrimet e nevojshme, por edhe pengohesh ne keto nisma. Viti 2005 ka qene viti qe une kam dale ne skene me kryerole, ndersa koncerte kam bere cdo vit.
Si funksionon perzgjedhja e nje roli per x solist? Mjafton vetem talenti?
Eshte shume komplekse, sepse e para cdo gje eshte subjektive, edhe ne dhenien e mendimit apo vleresimit per dike. Por skena, perballja me publikun, eshte ajo qe te nxjerr ne pah. Kete u them edhe studenteve, nese ke talent, eshte e pamundur te te shkelin me kembe. Fati i ketij zanati eshte qe puna jote eshte direkte, nuk eshte si duart e nje mjeku qe nuk duken.
Ju keni marre shpeshhere pjese edhe neper spektakle? C'mund te na thoni per kete eksperience?
Respekti qe fitova me kohe, te artistet dhe publiku i gjere, beri qe te isha e preferuar edhe per spektakle. Propozimi i pare me erdhi nga Vera Grabocka. Ky ka qene shansi.
Si e konsideroni faktin qe publiku i gjere ju njeh me shume permes pjesemarrjes suaj ne spektakle, sesa muzikes se vertete operistike?
Mua me ka ndihmuar kjo, por nuk mund te jete keshtu, pasi ende me takojne njerez qe me komplimentojne dhe qe nuk e kane harruar Violeten qe kam interpretuar 17 vjet me pare. Nga ana tjeter, kjo qe thate ju eshte fare normale, duhet te jemi me kembe ne toke. Kultura boterore ben te ditur se publiku operistik eshte shume me i ngushte, shume me i vogel, kurse kenga eshte e te gjithe publikut, qe nga femija e deri te te moshuarit. Me kengen behesh shume me popullore. Kujtojme ketu qe edhe Pavaroti i madh ka bashkepunuar ne shume evenimente me artiste te kenges se lehte. Une e vleresoj dhe me pelqen kete fakt, e kam thene qe do te ishte shans me i madh nese do te behej nje album mes nje kengetari te muzikes se lehte dhe nje te muzikes operistike.
Po tani a mund ta realizoni kete enderr?
Nuk eshte e lehte, pasi 0pervec anes financiare, ketu te plakin me zor, nuk ka ligj ose status qe artistet e vecante dhe me emer, si Gaqo Cako etj., duhet te ishin perhere ne Teater, pasi jane ndihme e duhet t'i kesh perhere prane. Ata te nderojne vetem me emrin e tyre ne teater.
Po per anen financiare te artisteve c'mund te thoni?
Pasionin nuk e mbyt paraja, sidoqofte. Mendoj se kjo varet nga mentaliteti dhe brumosja. Une thashe qe mua nuk me ben me pershtypje paraja, sepse edhe kur me kane ftuar neper spektakle, nuk kam pyetur kurre "sa leke", sikurse bejne pazare te rinjte.
Cfare perparesish gezon sot Teatri, ne krahasim me shume vite me pare?
Sot eshte fati qe duke pasur lirine, jo vetem te zgjedhesh, por edhe permes bashkepunimit me teatro te botes, mund te merren dirigjente dhe kengetare te huaj. Me pare kjo nuk lejohej. Eksperienca jone ishte e jona, nuk kishim kontakte me boten e jashtme. Rolin e germonim vete, ose rralle mund te rremonim ne radiot tona qe kapnin stacione te huaja, kryesisht italiane.