Natalia mund të lirohet në shtator

“Afati i paraburgimit sipas ligjit është dhjetë muaj dhe nëse në shtator nuk i ngrihet aktakuzë, atëherë ajo do të lirohet eventualisht. Është një rast i rrallë që një person të qëndrojë në paraburgim kaq gjatë, pa aktakuzë”, ka thënë avokati Nuhi Paçarizi.
Tenderi i pasaportave elektronike, i cili sipas Prokurorisë së EULEX-it shërbeu për shpëlarje të parave dhe favorizim të krimit të organizuar ende nuk është zbardhur tërësisht.
Nën hetim për këtë çështje, zyrtarisht janë vënë dhjetë persona, ndërmjet tyre edhe shtetasja gjermane Natali Veliaj. Fisnik Blakaj e Betim Blakaj janë lënë në arrest shtëpie, Nazmi Thaçi, Adriatik Thaçi, Sefedin Shala, Imer Fazlia, Jakup Blakçori, Ergyn Dogani dhe Hashim Shala janë hetuar në gjendje të lirë, ndërsa Natali Veliaj është mbajtur në paraburgim.
Por, kur kanë kaluar rreth dhjetë muaj nga ndalimi dhe arrestimi i saj, ende nuk ka një aktakuzë të ngrehur nga Prokuroria. Të paktën jo, sipas avokatit Nuhi Paçarizi. “Afati i paraburgimit sipas ligjit është dhjetë muaj dhe nëse në shtator nuk i ngrihet aktakuzë, atëherë ajo do të lirohet eventualisht. Është një rast i rrallë që një person të qëndrojë në paraburgim kaq gjatë, pa aktakuzë”, ka thënë avokati.
Më herët, prokurorja Nina Grande i ka kërkuar gjykatës që të vazhdojë paraburgimin e Veliajt deri më 12 korrik 2013, /Kosova sot/