Zhdukja e pikturave në Korcë, verifikimi nga ekspertë të Tiranës

Nderpriten hetimet për verifikimin e veprave të gjetura në banesën e ish përgjegjësit të Galerisë së Arteve në Korcë. Policia nuk ka lejuar ekspertët e Korces të kryejnë proceset verifikuese, por ka kërkuar ekspertë nga Tirana. Pas nderhyrjes ne banesat e 3 pergjegjësve që kanë punuar në arkivin e Galerisë së Arteve ka patur edhe reagime nga njohes te fushes.
Një tjetër reagim ka ardhur dhe nga grupi i këshilltarëve demokratë, ku kanë kërkuar prononcimin e Bashkisë, e cila sipas tyre po tregohet krejt indiferente përballë kësaj ngjarje që ka tronditur artin vendas.
Gjatë kontrollit ne banesen e ish përgjegjësit të galerisë, Sotiraq Xega, në fshatin Drenovë të Korçës janë gjetur afro 1 mijë punime, të cilat piktori ka pretenduar se kanë autorësinë e tij. I gjithë ky fond është sekuestruar dhe ndodhet në ambientet e Drejtorisë së Policisë në Korçë.
Kontrolli eshte ushtruar edhe në banesën e Kristi Ktona, përgjesi aktual i arkivës dhe të drejtorit të Galerisë së Arteve Vladimir Topi, por aty nuk u gjetën piktura.