Gjendet një celular-bombë në Shkozet, çaktivizohet nga policia

Një celular-bombë është gjetur pasditen e sotme në rrethrrotullimin e Shkozetit, pranë një karburanti duke shkaktuar panik tek banorët e zonës përreth.
Mësohet se celulari me eksploziv është gjetur nga punonjësit e karburantit të cilët kanë lajmëruar menjëhërë policinë e cila ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka rrethuar zonën.
Pranë karburantit kanë mbërritur edhe ekspertët xhenierë nga Tirana të cilët kanë bërë të mundur çaktivizimin e bombës.
Sipas policisë, celulari-bombë ishte vendosur në një kuti, por fatmirësisht ishte i paaktivizuar.
Ende nuk dihet cili ka qënë objektivi për tu vendosur kjo bombë ndërkohë që po vijojnë hetimet për të zbuluar llojin e lëndës plasëse dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.