E Shtunë, 31 Tetor 2026

Temperaturat e larta, fluks fëmijësh në pediatrinë e Fierit

Pediatria e Fierit pushtohet nga një fluks fëmijësh, të prekur nga virozat e stinës dhe temperaturat e larta që kanë përfshirë ditët e fundit të gjithë vendin.
 

Sipas mjekëve në pavionin e Pediatrisë, në spitalin rajonal të Fierit numri i fëmijëve që paraqitet cdo ditë me komplikacione të ndryshme shëndetësore arrin 70 deri në 80 në ditë, por shumë prej tyre e vijojnë mjekimin në ambjentet e shtëpisë.
 

Ai thotë se kujdesi i prindërve të fëmijëve duhet të jetë maksimal, në të kundërt ata janë shumë të ndjeshëm ndaj temperaturave të larta dhe virozave të kësaj periudhe.
 

Mjeku këshillon që prindërit të bëjnë kujdes me ushqimet e konservuara, apo akulloret që shiten nga tregtarët ambulantë. Ata sugjerojnë vetëm ushqime të freskëta, sa më shumë lëngje dhe fruta, si dhe të qëndrojnë në ambjente të përshtatshme dhe të mos ekspozohen në diell.

 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›