Zhdukja e varfërisë ekstreme, ministria e punës projekt pilot
Familjet e varfëra, grupet e riskut dhe romët nuk do të jenë më të përjashtuar nga marrja e një kredie.
Këta indidvidtë por dhe drejtues të OJF fitojnë të drejtën për të aplikuar në agjensinë e ngritur në Ministrinë e Punës për marrjen e një mikrokredive që do i nxjerrte nga gjendja eksteme ose për të hapur një biznes social.
Fondi i akorduar në këtë rast nga qeveria është 3.1 milion euro dhe do të shtrihet në disa fusha.
Ndërsa Ministri i punës Spiro Ksera tha se në 2013 nëpërmjet këtyre reformave do të zhduket varfëria ekstreme.
Projekti pilot do të zgjasë 2 vjetë dhe do të shtrihet në të gjithë vendin. Nëpërmjet binzeseve sociale, pritet që të rritet shkalla e punësimit dhe e vetëpunimit ndërsa vlera e një mikrokredie do të përcaktohet nga angjensia në bazë të kritereve.