Zherard: Alonso, donte largimin nga Liverpuli
Liverpuli arriti nje marreveshje me Alberto Akualianin, te cilin e bleu tek Roma per ta zevendesuar me Ksavi Alonson, qe kaloi tek Reali i Madridit. Trajneri i Liverpulit, Rafa Benitez shpreson se italiani do te pershtatet shume shpjet me ekipin. "Per pasimin final, Akualiani eshte pothuajse si Ksavi," - theksoi Benitez. "U perpoqem shume qe te mbanin Ksabin, por ai vendosi qe te largohej dhe ne duhet te mbrojme Liverpulin. Ne jemi profesioniste. Ne kemi kaluar nje vit fantastik, por ai deshironte qe te largohej. Gjithsesi, disa jane te shqetesuar per shkak se Akualiani mund te mos jete ne gjendje te mire", - thote Benitez. "E dime se ka disa probleme me gjurin, por doktoret e analizuan dhe jam 100 per qind i sigurt se do te jete serish ne forme, sa me shpet", - shpjegoi Rafa. Per shpenzimet e shumta te Mancester Sitit, Benitez thote se parate e Liverpulit jane te justifikuara dhe shpenzohet aq sa edhe shihet e arsyeshme.