E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhiti vlerëson fitoren historike të Kukësit

Ministri i Kulturës Visar Zhiti ka përshëndetur fitoren historike të ekipit të Kukësit.

Në një deklaratë për mediat, Zhiti thekson se  rekordi i fitoreve të skuadrës së futbollit të Kukësit përbën një ngjarje të rrallë në sportin shqiptar në përgjithësi, sepse ka zgjuar interesimin e jashtëzakonshëm të publikut shqiptar në Shqipëri e në rajon si dhe të publikut europian.

Fitorja e futbollistëve kukësianë dhe kualifikimi për konkurimin e mëtejshëm në Europa League shënoi një sukses historik për futbollin shqiptar, duke shpalosur cilësitë më të mira të rinisë sonë.Këto fitore janë meritë e e futbollit shqiptar dhe veçanërisht e kukësianve si arritje e bukur. Shpreh bindjen se FC Kukësi do të shënojë suksese të mëtejshme në sfidën e re të ndeshjeve të ardhshme në Europa League dhe uroj që futbolli shqiptar të frymëzohet nga shembulli i shkëlqyer i kësaj skuadre! thekson Zhiti.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›