E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhizel per diten e dashurise

Për ditën e të dashuruarve në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit do të ngjitet në skenë baleti “Zhizel” me plot risi nga koreografi, Agron Aliaj. Zhizel është një balet klasik romantik, i ndërtuar në dy akte dhe sipas baletmaestrit kjo është një gjetje mjaft interesante për 14 shkurtin. I ftuar special për të interpretuar rolin e princit Albert  është solisti shqiptar me famë botërore , që interpreton për teatrin shtetëror të Mynihut Marlon Dino, i cili shprehet mjaft i lumtur që prekë skenën shqiptare për herë të parë. Ndersa fshatarja e bukur “Zhizel” jetësohet nga balerina, Greta Hushi. Në këtë balet interpretojnë solistët dhe trupa e baletit dhe orkesta simfonike e Teatrit të Operas dhe Baletit. Zhizel ishte vajza më e bukur e fshatit, e cila mundohet të fitojë zemrën e Albertit, një princi të një kështjelle fqinje, por që Zhizelit i shfaqet si fshatar. Në anën tjetër kemi fshatarin e vërtetë Hansin, që dhe ky sikurse Alberti ka rënë në dashuri me Zhizelin. Në këtë trio, maestro Aliaj ka përshtatur bukur lëvizjen teknike shoqëruar me plastikën dhe interpretimi i të tre solistëve, si dhe figura koreografike ku secili solist pretendon për të fituar dashurinë e Zhizelit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›