Policia sekuestron 100 kg droge ne qytetin e Tiranes
Janë sekuestruar 100 kg drogë në qytetin e Tiranës. Ndërkohë që janë arrestuar edhe tre persona në hyrje të qytetatit të Tiranës. Burime për “ABC News” bëjnë me dije se njëri nga të arrestuarit gjatë operacionit policor është një oficer policie. Sipas burimeve policore, lënda narkotike e sekuestruar dyshohet të jetë e llojit hashash. Efektivët e antidrogës e kanë sekuestruar drogën në bagazhin e një automjeti dhe mendohet se prejardhja e drogës është nga fshatrat e Jugut të Shqipërisë , ndërsa kishte destinacion trafikimin. Policia po ashtu u ka sekuestruar edhe dy pistoleta tre të arrestuarve. Operacioni antidroge ka vijuar me kontrolle policore edhe në banesat e të arrestuarve. Ndërkohë operacionin e policisë së antidrogës e ka shoqëuar kamera e “ABC News”. Operacioni i ditës së dielë është operacioni i dytë antidrogë brenda dy ditëve ku është zbuluar edhe një bazë e shpërndarjes së lëndës narkotike në Tiranë. Policia ndërkohë vijon hetimet intensive për zbardhjen e skemave të mundshme të trafikimit të lëndëve narkotike si dhe personave të përfshirë në rrjetin e drogës.