Zhizeli shqiptar i Agron Aliajt

Rexhep Demetja
Keto dite ne skenen e Teatrit te Operas dhe Baletit u shfaq me sukses nje nga veprat me te shquara te repertorit klasik boteror baleti Zhizel me libret te J. de Sain Georges dhe te T. Gauntier me muzike te Adolphe Adam vene ne skene nga regjisor- baletmaester Artisti i Popullit Agron Aliaj dirigjent Edmond Doko. Zhizel eshte nje balet klasik romantik i ndertuar ne dy akte qe lindi nga ideja e romancierit francez Theophile Gauntier. Kjo premiere u shfaq per here te pare ne operan e Parisit me 28 qershor 1841. Baleti pati nje sukses te jashtezakonshem si nje nga baletet me te medhenj te repertorit klasik boteror i realizuar me shpejtesi ne skenat me ne ze te Europes si ajo e Londres Milanos Moskes Vjenes Berlinit Madridit etj. Por le ti kthehemi permbajtjes personazheve dhe si zhvillohen ngjarjet ne nje fshat te vogel rrethuar me pyje dhe vreshta ku banon Zhizel se bashku me nenen e saj. Zhizel ishte vajza me e bukur e fshatit e cila mundohet te fitoje zemren e Albertit nje princi te nje keshtjelle fqinje por qe Zhizelit i shfaqet si fshatar. Ne anen tjeter kemi fshatarin e vertete Hansin qe dhe ky sikurse Alberti ka rene ne dashuri me Zhizelin. Ne kete trio Maestro Aliaj ka pershtatur bukur levizjen teknike shoqeruar me plastiken dhe interpretimi i te tre solisteve si dhe figura koreografike ku secili solist pretendon per te fituar dashurine e Zhizelit tregojne aftesite e tyre teknike te ekzekutuara me mjeshteri si turrat shenet piruetat sotbaset qe jane terma te baletit klasik por qe secila nga keto levizje klasike e nje shpjegim si p.sh. piruetat rrotullime ne vend me nje kembe ne toke turret rrotullime me dy kembet ne ajer dhe shenet disa rrotullime radhazi pa shkeputje me dy kembet ne toke. Ne kete duel trimerie apo mburrje autori i jep mundesi te dy solisteve qe nepermjet aftesive te tyre profesionale te tregojne para Zhizelit se sa te afte jane per te merituar secili dashurine e vashes. Nga ana tjeter Zhizel ishte e turbulluar nga konflikti i dy te rinjve dhe mundohet ti qetesoje nepermjet levizjeve te bukura klasiko-lirike rreshqitjeve glisat zheteve hedhje me dy kembet ne ajer deri tek padjeshkat here me njeren e here me tjetren ku predominon jo vetem ana teknike e solisteve por dhe forca e muskujve te kraheve. Nderkohe Hansi duke pare veshtiresite ne perballje me Albertin i thote Zhizelit se Alberti nuk eshte fshatar por princ i nje keshtjelle aty prane. Zhizel turbullohet paksa nga ky lajm. Por mendon se Hansi kete e ben nga xhelozia. Ne kete atmosfere te ndezur futen ne skene fshataret te kthyer nga vjelja e vreshtave. Ata nepermjet kercimeve te bukura plot elegance krijojne nje atmosfere festive duke u munduar sadopak te shuajne konfliktin ndermjet dy te rinjve per te fituar mollen e sherrit qe si gjithmone eshte vajza. Bukurine e kesaj atmosfere e japin krijimtaria koreografike si dhe figurat e larmishme gjeometrike si vijat paralele ato vertikale rrethi gjysmerrethi diagonalet si dhe formimi i kater rretheve te vogla qe na japin pershtypjen e terfilit me kater flete ku ne qender qendron berthama e tyre solistet por mbasi mbarojne kercimet serish ndizet konflikti ndermjet Albertit dhe Hansit ku Alberti tenton ta vrase me shpate Hansin. Ne kete moment Zhizel e kupton te verteten dhe ne deshperim te thelle humb vetedijen dhe vdes. Maestro e ka ndertuar bukur duetin e dy te rinjve ku nepermjet levizjeve teknike qe shprehin dhimbjen e secilit evidenton nje plage te shoqerise ne pergjithesi ku perpjekjet e dy te rinjve per te dashuren e tyre dhe ngjarja perfundon ne tragjedi. Ketu mbaron dhe akti i pare per te kaluar tek akti i dyte i cili ndryshe nga ai i pare na prezanton nje atmosfere dhimbjeje per vdekjen e Zhizelit qe shprehet nga dy te rinjte prane varrit te saj si dhe grupi i vajzave te veshura me te bardha me levizjet e bukura klasiko-lirike si arabesku shtrirja e njeres kembe prapa dhe njeren dore perpara duke krijuar nje figure te bukur qe rreshqasin ne drejtim te varrit te Zhizelit duke kerkuar prehje te qete te shpirtit te saj. Alberti i braktisur duke veshtruar varrin e Zhizelit eshte ai qe i therret keto vajza sepse e perfytyron Zhizelin te shnderruar sipas legjendes ne Vilise e shenjte me te bardha. Ne kete cast kur vajzat me fustan te bardhe dhe levizje lirike qe i luten Zotit para varrit te Zhizelit Albertit i duket vetja sikur ka prane Zhizelin dhe me kete perfytyrim ai kete here me levizje te qeta dhe jo dramatike me gjakftohtesi por me dhimbje e nostalgji per Zhizelin avancon perpara skenes me mendimin se Zhizelin perseri e ka prane. Merita e Maestros ne venien ne skene te ketij baleti eshte shumeplaneshe. Se pari ndertimi koreografik si ato te solisteve ashtu dhe te trupes se baletit jane ne perputhje me atmosferat qe ato pasqyrojne si dhe ne nje harmoni te plote zhvillimesh duke ndjekur shkallen e ngjarjeve si fillojne si zhvillohen dhe si perfundojne ndonese finalja tragjike nuk eshte ideja e Maestros Aliaj por atyre qe e kane krijuar per here te pare por ai kishte mundesi qe finales ti jepte nje pjesemarrje me masive qe ndoshta do te kishte me shume efekte skenike tek spektatori e megjithate me mire se ai askush tjeter nuk e di sot per sot sekretin e ketij arti. Se dyti autori ne rolet kryesore ka aktivizime soliste te rinj si deputante ne kete balet si Erisa Gina ne rolin e Zhizelit ku pervec ekzekutimit me nivel te levizjeve klasike dominon interpretimi i bukur prej saj i ketij roli. Fatjon Lito ne rolin e Albertit i sakte ne teknike dhe interpretim Dion Gjinikaj ne rolin e Hansit qe u dallua per ekzekutim te sakte te elementeve teknike si turrat dhe piruetat ne ekzekutimin e turrave e bente bukur me shkeputje shume nga toka prizhoku i bukur dhe poza fikse pas kater piruetave. Endri Shkoza dhe Ledion Sula ne kercimin pas de deux qe do te thote kercim duet ku here kercen njeri dhe here tjetri duke treguar aftesite e tyre tekniko-profesionale dhe ne fund te dy se bashku ne kete kercim ata ishin teper te sakte. Maestro pati nje merite te vecante ne aktivizimin me kuraje te elementeve te rinj perkrah atyre ata me pervoje si Enada Hoxha Gerti Vaso Sokol Zhugri Evis Nallbani Gerta Hushi Odeta Deshnica etj. Duke evidentuar keto talente te reja ne rolet kryesore nuk mund te mos permendim edhe ata artiste apo artiste qe u aktivizuan ne role te dyta apo episodike si Aliza Gjoni ne rolin e princeshes Matilda Reka ne rolin e nenes Dionis Romano ne rolin e mbretit. Beko ne rolin e adjutantit te Albertit Kujtim Hoxhen etj. Nje pune te lavderueshme ka bere drejtoria e Teatrit te Operas dhe Baletit duke organizuar kete shfaqje edhe per nxenesit e shkollave te mesme te kryeqytetit duke na kujtuar pervojen ne vitet 60 kur ne shfaqjet e ketij teatri vinin mjaft nxenes dhe studente te organizuar ne kete menyre ky institucion jep nje kontribut te vecante edhe per edukimin estetiko-kulturor te brezave qe vijne. Megjithese Zhizel trajton nje ngjarje qe ka ndodhur dy shekuj me pare ajo sot evokon te qytetaret dhe sidomos tek te rinjte anen estetike shijet e se bukures e cila eshte mjaft e prekshme sepse per edukimin estetiko-kulturor te qytetareve tane nuk mjafton vetem ajo qe eshte e kohes. Behet fjale per baletet moderne qe ne ndonje rast shfaqen te rendomte por edhe balete te bukura qe trajtojne te shkuaren e qe na japin kenaqesi dhe emocione sidomos ato te karakterit klasiko-romantik. Te Zhizel grupi i solisteve djem na u paraqit teknikisht me i ngritur te rolet kryesore ndersa solistet vajza ishin me mire te pergatitura nga pikepamja e interpretimit te roleve te tyre. Ndersa per sa i perket trupes se baletit kete here u paraqit profesionalisht me e ngritur me e pergatitur. Kjo fale korepeticionit qe do te thote prova te vazhdueshme te perseritura te numrave koreografike ne kete balet nga ana e korepetitorit. Nje kontribut jo pak te rendesishem ne realizimin e kesaj shfaqjeje kane dhene pedagogu Luan Shtino pergjegjesi i baletit Kujtim Hoxha dhe i gjithe stafi drejtues i ketij institucioni duke perfshire edhe punonjesit e teknikes garderrobes ndricimit si dhe ata te skenes.
Koreograf