Robert Elsie dy fjalore historike per Shqiperine dhe Kosoven

Perkthyesi dhe albanologu Robert Elsie ishte vetem 20 vjec kur interesi per te mesuar gjuhen shqipe e solli ne Tirane dhe Prishtine. Qe nga ajo kohe albanologu do ti kushtonte pjesen me te madhe te punes se tij Shqiperise. Se fundmi ai i ka kushtuar Shqiperise dhe Kosoves dy fjalore historike qe u promovuan dje ne mjediset e Ministrise se Jashtme. Jane dy fjalore enciklopedike qe se pari jane botuar ne Amerike per studiuesi anglishtfoles. Ne fakt ky ka qene dhe target-i te cilit i drejtohet Robert Elsie me keta dy fjalore historike. Quhen fjalore historike por ne fakt jane me shume enciklopedi te pergjithshme te shteteve te botes. Ne vellimet per Shqiperine dhe Kosoven jam perpjekur te perfshij zerat per te cilet nje studiues i huaj nje student i huaj mund te kerkoje informacion per figura dhe dukuri per te cilat ai mund te kete lexuar apo degjuar dhe per te cilat ai deshiron te dije pak me shume. Keto vellime do te shfrytezohen si doracake te standardeve te bibliotekave publike dhe universitare ne boten anglishtfolese dhe do te sherbejne keshtu per te perhapur te dhena te sakta per Shqiperine dhe per Kosoven vende te cilat jane ende relativisht te panjohura dhe te pakuptuara 8211 tha Elsie ne promovimin e dy fjaloreve. Dhe me sa duket duke njohur mire mentalitetin shqiptar Robert Elsie nuk le asnje shteg per ta pyetur se perse atehere keta libra jane sjelle ne shqip kur ai i ka shkruar per nje lexues te huaj. Per perkthimin ne shqip te ketyre vellimeve dikush mund te me thote Anglisht. Mire dakord. Por perse ne shqip Une e kuptoj mire verejtjen por do te deshiroja te nenvizoja dicka. Ne boten shqiptare ka nje mori librash me mendime me interpretime me qellime me deshira me kritika me frymezime artistike por ka shume pak libra me te dhena te sakta pra me informacion baze objektiv. Kjo eshte nje mungese kolosale e cila pengon ecurine e botes shqiptare mungesa e nje informacioni te sakte. Marrim per shembull figurat historike. Ne librat shqip shkruhet shpesh se filani ishte atdhetar i flakte i cili luftoi me shpate ne dore per te mbrojtur ceshtjen kombetare por pavaresisht nga atdhetarizmi i tij i flakte kush ishte kjo figure konkretisht Kjo nuk dihet dhe shpeshhere as nuk i intereson lexuesit. Mjafton qe ishte patriot. Synimi im ne keto libra per Shqiperine dhe per Kosoven anglisht dhe tani edhe shqip eshte per t8217i ofruar lexuesit te huaj te dhena te sakta dhe informacion nder te tjera per te korrigjuar shume gabime dhe keqinterpretime qe perseriten ne shtypin e huaj per shqiptaret. Nese lexuesi shqiptar meson dicka me shume per vendin e tij atehere akoma me mire 8211 u shpreh Elsie.
Por nuk ka qene e lehte per Elsie per te pergatitur dhe sjelle ne gjuhen angleze dy vellimet enciklopedike per Shqiperine dhe Kosoven. Shtepia botuese qe kishte marre persiper te botonte vepren e tij i sugjeroi qe mundesisht vellimin e Shqiperise ta mbyllte ne 150 faqe duke i lene nje hapesire ne deri 250 faqe por me sa duket ai kishte shume me shume per te thene rreth Shqiperise. Kur mora persiper vellimin e Shqiperise me sugjeruan 150 faqe dhe me dhane nje kufizim prej 250 faqe. Kur mbarova pune me kishin dale 500 faqe. Redaktori i shtepise botuese u ankua se vellimi i Shqiperise do te dilte keshtu me i madh se vellimi i Rusise por perseri me kembenguljen time libri u botua pa shume kufizime. Botuesi amerikan u tregua gjithashtu shume dashamires per fjalorin e Kosoves botimi i pare i te cilit ne anglisht doli ne vitin 2004 perpara njohjes nderkombetare te pavaresise ku na mungoi vetem nje flamur per kopertinen 8211 tha Elsie. Te shumte jane dhe miqte e tij ne Shqiperi Robert Elsie madje prej vitesh mban dhe pasaporte shqiptare. Prandaj dhe jane te shumte miqte shqiptare te cilet deshiron ti falenderoje ne kete vizite te radhes ne Shqiperi. Falenderoj Ministrine e Puneve te Jashtme dhe ministrin Edmond Haxhinasto per promovimin e ketyre dy vellimeve. Gjithashtu falenderoj profesorin Mark Marku per fjalet teper te ngrohta qe nuk i meritoj edhe nje falenderim te vecante e kam per mikun tim Visar Zhiti i cili me ka nxitur te vij dhe te promovohem nese mund te themi keshtu. U jam mirenjohes gjithashtu botuesve te mi dhe kam nderin te kem 2 botuesit ketu Xhevahir Lleshin per vellimin e Shqiperise Fjalor historik i Shqiperise dhe Flutura Haskan per vellimin e Kosoves Fjalori historik i Kosoves. Te mos harroj edhe perkthyesit sepse une jam vete perkthyes dhe perkthyesit shpesh harrohen keshtu qe permend me emer Eva Bani qe ka perkthyer vellimin e Shqiperise dhe Majlinda Nishku qe ka perkthyer vellimin e Kosoves- tha Elsie. Te pranishem ne kete ceremoni ishin diplomate studiues shkrimtare gazetare dhe personalitete te tjera. Analisti Mark Marku i cilesoi keta fjalore te rendesishem ne studimet kulturore shqipe. Fjaloret permbajne nje sasi te madhe informacioni per Shqiperine dhe Kosoven duke lene ne plan te dyte analizen. Ndersa zv/kryeministri dhe ministri i Puneve te Jashtme te Shqiperise Edmond Haxhinasto vleresoi se Robert Elsie mund te konsiderohet si nje enciklopedi e kultures shqiptare qe me kontributin e tij poliedrik dhe shume profilik ka levruar te gjitha aspektet e kultures sone si perkthimin kerkimin shkencor ka studiuar mitet ligjet shqiptare ka sjelle vepra te jashtezakonshme te kultures boterore ne fondin e asaj shqiptare dhe kete e ka bere me nje dashuri te vecante. Aida Tuci