Permendorja e Ismail Qemalit do te vendoset ne Milano
Me rastin e 100-vjetorit te shpalljes se Pavaresise shoqata te ndryshme shqiptare ne Itali jane mbledhur dhe kane shpallur projektin per ngritjen e permendores se Ismail Qemalit ne sheshin Tirana ne Milano. Kjo nisme ka marre udhe fale bashkepunimit te disa shoqatave shqiptare ne Itali si Fondacioni Ibrahim Kodra shoqata kulturore Shqiperi-Itali ne Milano shoqata Rilindja Cassano Dadda shoqata Kosova e lire Magenta shoqata e studenteve shqiptare ne Milano dhe shoqata Scanderbeg ne Parma e cila ka koordinator arbereshin prof. Demetrio Patetuci. Te gjitha se bashku ato kane vendosur qe statuja e Heroit shqiptar te ngrihet ne sheshin Tirana ne Milano. Sipas anetareve te ketyre shoqatave vlen te theksohet qe kesaj nisme i jane bashkuar edhe shume qytetare biznesmene e shoqata qe jetojne e punojne ne Italine e Veriut. Gjithashtu nje mbeshtetje te vecante per kete nisme e ka dhene dhe trashegimtari i familjes Vlora Darling Vlora i cili do te ndihmoje me foto te ndryshme nga arkivi i familjes per realizimin e kesaj skulpture. Per kete projekt eshte vendosur te shpallet nje konkurs ku do te marrin pjese artiste shqiptare dhe te huaj. Nderkaq per realizimin e shtatores do te ndihmoje komuniteti shqiptar ne Itali. Ne kete vit qe i kushtohet 100-vjetorit te Pavaresise cdo krijues eshte i preokupuar per te nxjerre nga duart e tij vepra qe perjetesojne ngjarjen aq me teper ne Vlore. Shume prej tyre kane hedhur ide ku kane realizuar figuren e Ismail Qemalit. Konkursi qe tashme eshte i hapur per vendosjen e bustit te tij ne Milano do te mbledhe artiste shqiptare dhe te huaj. Ajo qe na jep frymezim dhe na ben ta cojme deri ne fund kete projekt eshte edhe pjesemarrja e zotit Nikolla Prifti 88 vjec i biri i patriotit Spiro Papa delegat i Kongresit te Lushnjes 1920 dhe senator i Parlamentit te pare shqiptar 8211 shprehen anetaret e shoqatave nismetare.