Zhoze Murinjo do te jete trajneri i ri i elsit

“Do shkoj atje ku më duan”. Me këtë pohim Zhoze Murinho i parapriu javë më parë rikthimit të tij te Çelsi.
Në Londër është e sigurt që e duan dhe pas shumë zërash vjen konfirmimi. Sipas mediave angleze, Murinjo ka firmosur të ardhmen e tij në Premier Ligë.
4-vjecare është kontrata e re e trajnerit portugez, ndërsa detajet financiare tregojnë akoma më qartë se sa e madhe është dashuria e Çelsit për të. Murinjo do të fitojë 12 milionë euro në sezon, dhe do të ketë në dorë një “çek i bardhë” për të plotësuar të gjitha dëshirat në merkato.
Murinjo kthehet te Çelsi pasi fitoi me skuadrën londineze gjashtë trofe nga 2004 deri më 2007. Më pas ai u tranferua te Reali i Madridit duke regjistruar edhe dështimin më të madh në karrierë. Një titull kampion, një Kupë, një Superkupë dhe shumë polemika, bënë që aventura në Spanjë mos ishte speciale për “Special One”.
Prezantimi i Zhoze Murinjos te Çelsi është programuar më 1 korrik. Të shumta janë sfidat e reja për trajnerin. Në planin profesional është rikthimi i skuadrës te suksesi, pas sezonin zhgënjyes. Por sfida më e madhe është personale. Në Londër, Murinjo duhet të tregojë edhe një herë se është “Special”.