E Martë, 3 Nëntor 2026

Zhulali: Vuçiç kërkon të krijojë botën serbe. Agresori në rajon është i qartë

E ftuar në emisionin “3D”, Ilda Zhulali, drejtuese e Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë në PD është ndalur tek paralajmërimet e NATO-s, që në Ballkan po shkohet drejt një konflikti të ri, ndërsa ka akuzuar Rusinë me në krye Vuçiq si hartues të këtij skenari. 

Sipas saj, mbledhja e thirrur nga Serbia e cila në mënyrë të përsëritur është përpjekur t’i tregojë të gjithave vendeve se ajo ka qenë viktima dhe jo agresori, është një fushatë që vazhdon. 

“Kjo fushatë është e për qëndruar tek serbët e Kosovës duke pretenduar se ndaj tyre po ushtrohet trysni, po i dhunohen të drejtat, sikurse e paraqet Vuçiç të paktën. Konteksti i vërtetë që palët paraqiten aty është sulmi në Banjskë, e cila ka zhvendosur vëmendjen dhe presionin e vendeve perëndimore nga Kurti. Që pas sulmit ky presion është ekuilibruar duke u zhvendosur nga Serbia ku i kërkohet llogari presidentit serb.
Ne kemi paralajmërime serioze në kuadër të NATO-s që në Ballkan po shkohet drejt një konflikti të ri. Po kush është shkaktari i këtij konflikti? Cili është vendi që kërcënon? Janë sjelljet e Kurtit ndaj serbëve të Kosovës ata që përbejnë kërcënimin e madh apo është Serbia? Sikurse po e identifikojnë të gjithë, është Vuçiq i cili për interesa të Rusisë dhe të vetat, për të shtrirë botën serbe në rajon, me ndërhyrje politike po përpiqet të krijojë botën serbe”, tha Zhulali.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›