E Diel, 1 Nëntor 2026

Zhvarroset Arafat, nisin analizat

Ekspertët e forensikës në Ramallah kanë marrë disa kampione nga mbetjet e trupit të Jaser Arafat të martën në Uest Benk, në përpjekje për të zbuluar nëse ai ishte vrarë nga agjentë izraelitë duke përdorur helmin radioaktiv, poloniumin. Arafat u nda nga jeta tetë vjet më parë. Shumë palestinezë janë të bindur se ikona e tyre ishte viktimë e një vrasjeje. Dje, trupi i Arafat nuk u lëviz nga vendi kur u morën kampione të tij dhe ceremonia e rivarrimit e planifikuar nga ushtria u anulua. Liderë palestinezë vendosën kurora në varrin e tij, përfshirë Kryeministrin Salam Fayad. Gjykatësit francezë hapën në gusht një hetim për vrasjen e Arafatit në vitin 2004 në një spital në Paris, pasi një institut zviceran kishte zbuluar nivele të larta poloniumi në veshjet e liderit palestinez, që ia kishte siguruar e veja e liderit, Suha, për një dokumentar hetues televiziv. Rezultati i analizave të 20 kampioneve të trupit të Arafat do të dalë minimalisht pas tre muajsh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›