Zhvendoset NEWBORN-i

Simboli i pavarësisë “NEWBORN”, i cili ishte vendosur para Pallatit të Rinisë në ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës - më 17 Shkurt 2008 - pritet të zhvendoset në një vend tjetër.
Sipas drejtorit të kompanisë “Ogilvy” për Kosovë, i cili është kreator i monumentit, Fisnik Ismaili, vendi aktual nuk është adekuat. “Tash e dy vjet po bëhen që është vendosur ‘NEWBORN’-i te Pallati i Rinisë dhe e ka bërë vendin aty. Njerëzit janë mësuar ta shohin në atë vend, pasi që është skulpturë urbane. Unë mendoj se qytetarët e Kosovës janë mësuar ta shohin për së afërmi, të bëjnë fotografi, sikur kanë krijuar një lidhje me këtë skulpturë”, ka thënë Ismaili, për gazetën “Zëri”.
Ismaili ka pasur një takim me drejtoreshën për Kulturë, Rini dhe Sport në KK të Prishtinës, me ç’rast kanë biseduar për të gjetur një vend më të përshtatshëm për simbolin e pavarësisë.
Monumenti, prejse është vendosur, asnjëherë nuk është pastruar, as ngjyrosur. “Mënyra më adekuate e mirëmbajtjes së këtij monumenti është të krijohet një traditë dhe çdo vit të ngjyroset dhe në të njëjtën kohë të riparohej nga dëmtimet. Dhe kjo do të ishte si një pamje e re e ‘NEWBORN’-it, çdo 17 shkurt”, shprehet Ismaili.
Zyrtarët komunalë thonë se janë të interesuar që “NEWBORN”-it t’i gjendet një vend i merituar, pasi që ai konsiderohet si një monument shumë i rëndësishëm. “Ne mendojmë që ta vendosim në një vend tjetër, por gjithsesi të jetë në një vend afër qytetarëve, pasi që është simbol urban”, ka thënë Dumoshi.
Planet janë që “NEWBORN”-i të vendoset në një shesh, që do ta mbajë edhe këtë emër. Dumoshi thotë se fillimisht duhet të merret leje nga Drejtoria e Urbanizmit, më pas do të rregullohet sheshi, ku do të vendoset simboli i pavarësisë.