E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbahet takimi i liderëve islamë të rajonit

Në Prishtinë po mbahet takimi i liderëve fetarë islamë të rajonit, nikoqire e së cilit është Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës.

Në këtë takim marrin pjesë udhëheqësit më të lartë të bashkësive islame nga rajoni.

Liderët fetarë islamë, sot janë pritur nga nikoqiri Myftiu Naim Tërnava. Ata do të vizitojnë tyrben e Sulltan Muratit në Mazgit, ndërsa në mbrëmje do të priten nga presidenti i vendit, Fatmir Sejdiu.

Takimi i liderëve fetarë islamë vazhdon edhe nesër e pasnesër.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›