Shpallen rezultatet zyrtare në Istog
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) me shumicë votash ka miratuar të martën rezultatin përfundimtar për raundin e dytë të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Komunën e Istogut, të cilat e nxjerrin fitues kandidatin e LDK’së, Haki Rugova, me 8.508 vota ose 75.92 për qind.
Certifikimi i rezultateve do të bëhet pas përfundimit të afatit të ankesave për këto rezultate.
Në takimin e së martës, Shefi i Sekretariatit të KQZ’së, Xhemajl Peqani ka prezantuar edhe disenjin e fletëvotimeve për zgjedhjet për Kryetar të Komunës së Parteshit që mbahen më 20 qershor.
Asambleja e Parteshit, sipas KQZ’së, do të ketë 15 anëtarë, ndërsa në fletëvotim është paraparë që të jenë 21 kandidatë të mundshëm.