E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhvendoset SHQUP krijohet qender e re kulture

Ushtria Shqiptare do te kete nje qender te re e cila do ti zere vendin SHQUP-it i cili do te zhvendoset tek ish-hoteli i Ushtarakeve. Ministri i Mbrojtjes Arben Imami prezantoi dje Qendren e Kultures Medias dhe Botimeve te Mbrojtjes. Projekti synon te pasqyroje ne menyre koherente transparente dhe cilesore te gjitha aktivitetet qe kane te bejne me Ministrine e Mbrojtjes Shtabin e Pergjithshem dhe te gjitha hallkat kryesore qe dalin prej saj ne perputhje te plote me standardet qe kerkon koha thuhet ne njoftimin per shtyp. Qendra e re do te drejtohet nga Zerina Kuke e cila prezantoi dje misionin e qendres. Ministri i Mbrojtjes Arben Imami e vleresoi maksimalisht misionin e Qendres se Kultures Medias dhe Botimeve te Mbrojtjes duke e cilesuar transformimin e kesaj qendre si pjese e modernizimit te Forcave te Armatosura Shqiptare. Ne perberje te kesaj qendre do te jete Drejtoria e Marredhenieve me Publikun dhe Informimin Laboratori i Fotografise Radioja e cila do te transmetoje aktivitetet e Forcave te Armatosura Regjia Qendrore me nje studio televizive per te percjelle imazhin e FA Grafika etj. E krijuar qe nga viti 1947 Shtepia Qendrore e Ushtrise ose sic u emertua me vone Qendra e Kultures e Forcave te Armatosura ka organizuar nder vite nje sere aktivitetesh e veprimtarish artistike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›