E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli ne Marok lobim per njohjen e Kosoves

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli mori pjese ne Sesionin e 5-te Plenar te Asamblese Parlamentare te Mesdheut i cili u mbajt ne Marok nje vizite te cilen ajo e shfrytezoi per te lobuar per njohjen e Kosoves. Topalli u takua me zyrtaret me te larte te shtetit maroken dhe krahas bisedimeve per rritjen e shkembimeve ne te gjitha fushat mes dy vendeve ajo ka trajtuar edhe ceshtjen e njohjes se Kosoves. Duke e cilesuar shtetin e pavarur te Kosoves si nje faktor te rendesishem per paqen dhe stabilitetin ne rajon kryetarja e Kuvendit kerkoi nga shteti i Marokut shqyrtimin e mundesive per njohjen e Kosoves. Kryefjala e takimeve ka qene nxitja dhe forcimi i marredhenieve mes dy vendeve si dhe intensifikimi i bashkepunimit mes Shqiperise dhe Marokut per shkembimet ekonomike sociale kulturore. Kryetarja e Kuvendit zhvilloi nje takim edhe me Kryeministrin e Marokut Abbas El Fassi i cili ne mbeshtetje te vendosjes se nje bashkepunimi te ngushte midis vendit qe ai drejton dhe Shqiperise pritet te zhvilloje nje vizite zyrtare ne Shqiperi. Pa dyshim eshte nje mundesi qe na jep kjo asamble per shkembimet e eksperiencave me te gjitha vendet e Mesdheut per te njohur dhe per te zhvilluar midis nesh perspektiva te reja bashkepunimi ne te gjitha fushat tha Topalli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›