Haxhinasto eshtja came te zgjidhet nga ligjet nderkombetare
Ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto shprehet se zgjidhja e ceshtjes came do te vije vetem nga legjislacioni nderkombetar. Ne nje interviste dhene gazetes Illyria dhe radios Kosova ai u shpreh se me palen greke ka marredhenie te mira. eshtja e komunitetit cam tashme e ka nje qendrim shume te qarte nga Qeveria e Republikes se Shqiperise. Kjo eshte nje ceshtje qe mund te zgjidhet ne kuadrin e legjislacionit nderkombetar eshte nje ceshtje qe zgjidhet ne nje klime te mire bashkepunimi ne nje klime e cila sic e thashe edhe me lart eshte e shkelqyer ne marredheniet mes te dy vendeve dhe sigurisht qe ceshtje te tilla jane te parashikuara per tu zgjidhur edhe ne baze te Traktatit te Miqesise mes te dy vendeve. Sigurisht qe me partneret greke ne i kemi ngritur keto ceshtje dhe ekziston mirekuptimi qe keto ceshtje te zgjidhen ne baze te legjislacionit nderkombetar tha Haxhinasto. I pyetur me tej nese eshte shkelur statusi i Kishes Autoqefale Shqiptare me Anastasin ne krye Haxhinasto u shpreh se nuk merret me ceshtjet e kishes. Une nuk deshiroj te futem ne ceshtjet e kishes. Une deshiroj te shikoj qe te gjitha keto ceshtje te jene zgjidhje te vete saj ne perputhje me statutet dhe kanonet qe aktualisht kjo kishe ka tha ai. Ne lidhje me zhvillimet e fundit ne Kosove ne lidhje me bisedimet me Serbine ministri i Jashtem u shpreh se mendojme se sa me shume qe te angazhohet Serbia ne proceset integruese aq me e fuqishme do te jete influenca europiane ne shoqerine dhe ne politiken serbe. Prandaj ne kemi bere kete zgjedhje kemi mbeshtetur proceset integruese te Serbise. Por gjithashtu ne kemi kerkuar ne vazhdimesi qe procesi i integrimit eshte procesi i performances se secilit vend eshte nje proces i realizimit te detyrimeve perkatese dhe sigurisht ceshtja qe ngrini ju eshte nga detyrimet te cilat jane te domosdoshme qe Serbia ti realizoje. Ministri Haxhinasto foli edhe per statusin kandidat per ne BE duke u shprehur se kerkohet nje funksionim institucional i debatit politik ne vend. Mendoj se edhe per kete ceshtje une jam shprehur mjaft i qarte qe pritshmerite europiane jane qe Shqiperia te kete nje funksionim institucional te debatit politik pra brenda institucioneve jo ne rruge apo bojkote te kete nje angazhim konkret te te gjitha forcave politike per ato ceshtje qe jane ngritur si shqetesuese sic eshte transparenca e zgjedhjeve apo reforma zgjedhore. Mendoj se ajo qe tregon vertetesine e kauzave te njeres apo te tjetres force politike eshte veprimi konkret per te realizuar keto kauza eshte veprimi konkret se si veprohet per te bere transparencen e zgjedhjeve apo se si veprohet per te bere reformen zgjedhore tha Haxhinasto.