Zhvendoset stacioni i trenit në Vorë, nis vjedhja e shinave për skrap
TIRANE- Policia e Tiranës ka vënë në pranga 4 persona, nën akuzën e vjedhjes. Burime nga Komisariati numër 3 bëjnë me dije se të arrestuarit, Erjol Medolli, Gentjan Bacelli, Orjon dhe Xhens Qosja, u kapën në flagrancë duke shitur shinat e trenit për skrap.
Pas devijimit të stacionit të trenit, për shkak të fillimit të punimeve të Bulvardit të ri të Tiranës dhe zhvendosjen e tij në Vorë, disa persona kanë përfituar për të grabitur shinat për skrap.
Në cilësinë e provës materiale, 4 të arrestuarve rreth moshës 16-17 vjeç, policia u ka sekuestruar çelsa papagall, leva dhe një sasi hekurash.
Efektivët e Komisariatit Nr. 3 bëjnë me dije se kanë bërë verifikimin e shinave të vjedhura.
(m.s/BalkanWeb)