E Diel, 1 Nëntor 2026

Zhvillimet në LDK, Kurti: Kjo është situatë e re, duhet të takohem sërish me Abdixhikun

PRISHTINË, 1 shtator /ATSH/ Kryetari i VV-së Albin Kurti, pas mbledhjes së grupit parlamentar të LVV, deklaroi se tashmë është krijuar një situatë e re pas veprimit negativ të gashtë deputetëve të LDK-së.

Sot, gjashtë deputetë të LDK-së janë deklaruar kundër marrëveshjes me VV-në për votimin e Bekim Sejdiut për president.

Ai tha se marrëveshja me LDK-në ende qëndron për VV-në, por shtoi se do të ketë një takim sërish me kreun e LDK-së Lumir Abdixhikun dhe me Kryesinë e Vetëvendosjes.

“Kemi një situatë e re, të cilën duhet ta adresojmë dhe me vullnetin e sinqertë të Abdixhikut dhe për interesin e qytetarëve që mos të shkojmë në zgjedhje sërish për shkak të papërgjegjësive të disave. Për LVV, kandidati për president është Bekim Sejdiu, duhet të ritakohemi me kryetarin e LDK-së dhe Kryesinë e LVV-së”, tha ai. /KosovaPress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›