Zhvillimet politike ne Kosove dhe ndikimi ne dialogun Prishtine-Beograd

Perfaqesuesit e institucioneve te Kosoves thone se fundi i marsit te vitit te ardhshem Kosoven do ta gjeje me institucione te reja te dala nga zgjedhjet e parakohshme. Ata thone se deri ne zgjedhjen e udheheqesve te rinj institucionale Kosova nuk do te filloje dialogun e paralajmeruar me Serbine. Analistet nga ana e tyre thone se edhe ne radhet e komunitetit nderkombetar nuk ka vullnet qe Kosova te filloje dialogun me Serbine para perfundimit te zgjedhjeve te parakohshme ne Kosove.
Perfaqesuesit e partive politike thone se tashme eshte e qarte se Kosova do te mbaje zgjedhje te parakohshme. Por ende nuk eshte e qarte se kur do te mbahen ato dhe cilat do te jene ndikimet e ketij procesi ne zhvillimet tjera politike ne Kosove.
Krasniqi Fundi i marsit te vitit te ardhshem Kosoven do ta gjeje me institucione te reja
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Jakup Krasniqi ushtruesi i detyres se presidentit te Kosoves
Ushtruesi i detyres se presidentit te Kosoves Jakup Krasniqi premton
Per mua mandati perfundon me 28 mars te vitit te ardhshem dhe une jam i interesuar qe me kete date me se fundi Kosova ti kete institucionet qe dalin nga zgjedhjet e lira thote Jakup Krasniqi. Zyrtare te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve pranojne se koha eshte e shkurter per organizimin e zgjedhjeve por ata jane te bindur se do tia dalin mbane.
Nderkohe Ismet Kryeziu nga rrjeti i organizatave joqeveritare qe monitoron vazhdimisht proceset zgjedhore ne Kosove eshte i bindur se institucionet e Kosoves megjithe kohen e shkurter do te arrijne te organizojne zgjedhje ashtu sic duhet. Ne te kunderten sipas tij do te shenohet deshtim institucional.
Une besoj dhe dua te besoj se institucionet e Kosoves duhet te jene ne gjendje te organizojne zgjedhje sepse kushtetuta e percakton se edhe ne raste te jashtazakonshme brenda 45 ditesh ti organizojne zgjedhjet. Nese kjo nuk ndodh do te ishte deshtim institucional thote Ismet Kryeziu.
Udheheqesit kosovare Bisedimet me Serbine vetem pas mbajtjes se zgjedhjeve
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Doreheqja e Fatmir Sejdiut nga posti i presidentit con Kosoven ne zgjedhje te parakoshme
Doreheqja e Fatmir Sejdiut nga posti i presidentit beri qe Kosova te shkoje ne zgjedhje te parakoshme. Organizimi i zgjedhjeve te parakohshme po ndodh ne kohen kur ishte paralajmeruar fillimi i bisedimeve me Serbine. Udheheqesit e institucioneve te Kosoves thane se bisedimet me Serbine mund te fillojne vetem pas mbajtjes se zgjedhjeve ne Kosove. Ne kete linje shefi i zyres civile nderkombetare Peter Faith u tha mediave ne Kosove se ritmi i dialogut Kosove-Serbi mund te ndikohet nga situata e krijuar me doreheqjen e Fatmir Sejdiut por ai thote se eshte shume e rendesishme qe Prishtina te mos distancohet nga bisedimet me Serbine te cilat ai i quan bisedime teknike. Por analistet e pavarur mendojne se bisedimet e paralajmeruara ndermjet Prishtines dhe Beogradit nuk jane thjesht bisedime teknike. Agron Bajrami analist thote per programin tone se po te ishin bisedime teknike nuk do te flitej per shtyrjen tyre deri ne zgjedhjen e institucioneve te reja te Kosoves.
Dialogu Kosove Serbi eshte nje process politik dhe ai proces politik mund te udhehiqet vetem nga qeverite e qendrueshme te cilat nuk mund te jete te shantazhuara nga zgjedhjet apo rezulati zgjedhore thote Agron Bajrami.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Agron Bajrami analist
Agron Bajrami situaten politike te krijuar ne Kosove e cila do te coje ne zgjedhje te parakohshme nuk e nderlidh me bisedimet e paralajmeruar Kosove-Serbi apo zerat qe jane degjuar se kjo po ndodh qellimisht ne menyre qe te shtyhen bisedimet. Ai thote se keto zgjedhje jane pasoje e brishtesise se skenes politike kosovare sepse sipas tij po te deshironte bashkesia nderkombetare qe te kete nje dialog te shpejte Prishtine-Beograd zgjedhjet ne Kosove edhe mund te shtyheshin.
Po te ekzistonte nje unitet brenda bashkesise nderkombetare dhe nje presion i madh per te zhvilluar dialog me Serbine ne kete moment ndoshta zgjedhjet do te ishin shtyre do te ishin mbajtur me vone dhe shkeljet kushtetuese do te kishin mbetur edhe me tutje vetem per hir te atij dialogu thote Agron Bajrami.
Sidoqofte data e zgjedhjeve te parakohshme ne Kosove do te publikohet gjate kesaj jave. Analistet thone se qellimisht deri tash nuk eshte publikuar data e zgjedhjeve sepse sipas tyre udheheqesit kryesore politike kane dashur qe ta perfundoje viziten ne Ballkan Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton dhe me pas te caktohet data e zgjedhjeve.
Autor Bekim Shehu
Redaktoi Angjelina Verbica