E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekretarja amerikane e shtetit sjell mesazhe te rendesishme

Vizita e sekretares amerikane te shtetit Hillary Clinton ne Ballkan deshmon se vemendja e Uashingtonit nuk eshte larguar aq shume nga ky rajon megjithe problemet e medha ne vatrat e tjera te nxehta. Disa eksperte jane te mendimit se administrata e presidentit Obama tani ka nje qendrim me miqesor ndaj Beogradit pasi ai ka ndryshur kursin e ashper ne politiken ndaj Kosoves.

Pritet edhe presion ndaj Prishtines per fillimin e dialogut me Serbine

Megjithate pervec vemendjes dhe mbeshtetjes verbale deri tani SHBA-ja nuk i ka ofruar asgje konkretisht Serbise. Raportet ekonomike mes ketyre dy vendeve jane te pakta nderkohe qe mbeshtetja e Serbise ne rrugen drejt anetaresimit ne BE ende eshte vetem ne nivelin retorik. Beogradi shpreson qe Uashingtoni do te ushtroje presion ndaj Holandes per te ndryshuar qendrimin e saj te ashper ndaj anetaresimit te Serbise.

eshtja e ndikimit tek Holanda ka qene nje teme edhe me pare thote per Deutsche Wellen eksperti Mako Papiq nga Agjencia Stratfor dhe shton Presioni i SHBA-se ne kete rast mund te jete i mire por Holanda eshte nje partner me i ngushte i Uashingtonit se shume vende te tjera evropiane. Prandaj Amerika nuk mund ti garantoje Serbise ndonje ndryshim te politikes holandeze ne vecanti pas raportit te fundit ne parlamentin holandez per bashkepunimin jo teper te shkelqyeshem te Serbise me Tribunalin e Hages per krime lufte.

Ajo qe mund te pritet eshte nje presion me i madh i Uashingtonit ndaj institucioneve kosovare per dialog me Serbine. Uashingtoni deri tani ka mbeshtetur Prishtinen pa rezerva. Ekspertet e Stratforit jane te mendimit se kjo tani po ndryshon. Sipas tyre Uashingtoni nuk eshte teper i kenaqur me hezitimet e Prishtines per fillimin e shpejte te dialogut me Beogradin per shkak te zgjedhjeve qe priten ne kete vend pas doreheqjes se presidentit Fatmir Sejdiu. Po ashtu eshte derguar sinjal i qarte se ne Kosove nuk do te lejohen korrupsioni dhe shkeljet e ligjit. Marko Papiq pret vazhdimin e presionit amerikan ndaj Kosoves.

SHBA-ja definitivisht po ben presion ndaj Prishtines. Amerika nuk do te ndryshoje qendrimin ndaj sovranitetit te Kosoves por ka shume ceshtje te tjera te hapura. Gjate vizites se Hillary Clinton ne Prishtine do te dergohet sinjal i qarte se duhet te bisedohet me Beogradin i cili ka bere leshime te shumta ne rezoluten e fundit para OKB-se.

Rregullimi i gjendjes ne Ballkan ne duart e BE

Papiq eshte i mendimit se Amerika i ka lene BE-se rolin kryesor ne rregullimin e gjendjes ne Ballkan. SHBA-ja eshte marre me Ballkanin intensivisht ne vitet 90-te. Nderkohe qe sipas eksperteve te Stratforit tani kane ndryshuar interesat gjeosrategjike amerikane qe shihet edhe nga mesazhet e sekretares Clinton qe priten ne Beograd.

Ajo nuk do te sjelle mesazhe dhe propozime konkrete por do te shprehe mbeshtetje. Uashingtoni ka pranuar qe BE-ja te udheheqe dialogun e ardhshem mes Prishtines dhe Beogradit ndonese Kosova eshte e interesuar per nje rol dominant amerikan. Dallimet sa i perket kesaj ceshtje mes Prishtines dhe Uashingtonit paraqesin deshmi se BE-se i eshte lene roli kryesor per zgjidhjen e ketij problemi mendon Papiq.

Autor Marina Maksimoviq/Bahri Cani

Redaktoi Angjelina Verbica

Angelina Verbica

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›