E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhvillohen zgjedhjet presidenciale në Filipine


Pas një fushate zgjedhore të shoqëruar me sulme të dhunshme, në Filipine do të votohet për një pasardhës të Presidentes Gloria Macapagal Arroya. Në bazë të kushtetutës ajo nuk mund të kandidojë më për këtë post pas nëntë vjetësh të ushtrimit të kësaj detyre. Si favorit për kreun e shtetit mbahet Benigno Aquino. Senatori 50 vjeçar është djali i ish-Presidentes Corazon Aquino, e cila mbahet si ikona e Lëvizjes demokratike filipinase, dhe politikanit opozitar të vrarë Benigno Aquino. Përveç zgjedhjes së presidentit, zevëndësit të tij si dhe parlamentit, sot votohet edhe për rreth 18.000 poste të tjera në këto zgjedhje. Në këto votime, një vemendje e veçantë i është kushtuar edhe kandidimit të kampionit të boksit në Filipine, Many Pacquaio, i cili pretendon të zërë vend në kongres. Ai kandidon në provicën Sarangani. Votimi ka nisur në orën 07:00 të mëngjesit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›