E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhvillohet në TOB konkursi i zërave lirikë "Jorgjia Truja"

Në Teatrin e Operas dhe Baletit u zhvillua konkursi i 6-të mbarëkombëtar i zërave lirikë "Jorgjia Truja".
Konkursi i zërave lirikë sikurse edhe vitet e tjera ka përfshirë një numër të madh të rinjsh të grupuar në tre kategori të ndryshme, sipas moshës, të cilët shpalosën aftësitë e tyre artistike përballë një jurie profesioneste.
Pjesëmarrësit edhe këtë vit, zunë një hapsirë të madhe gjeografike mbarëshqiptare. Ata vinin nga shkollat e muzikës së Prizrenti, Prishtinës, Durrësit, akademia e arteve të Tiranës, fakulteti i Muzikës së Universitetit të Prishtinës etj.
Antarë të jurisë ishin sopranoja e amerikane Barbara Pearson, sopranoja italiane Paola Reali, sopranoja kosovare Elife Podvorica-Jashari, Zhani Ciko i cili ishte dhe kryetari i jurisë.
Koncerti i finalistëve u shoqërua nga Orkestra e Operas dhe i baletit, nën drejtimin e dirigjentit Zhani Ciko (mjeshtër i madh).
Qëllimi i këtij aktiviteti është promovimi i artistëve të rinj, nëpërmjet stimulimit artistik. Fituesi i këtij edicioni do të mbajë një koncert në Prishtinë me orkestrën Filarmonike të Prishtinës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›