E Shtunë, 31 Tetor 2026

Energy Band: Jemi shumë të kënaqur për këtë fitore

çmimi “Top Albania Radio”

“Energy Band” është mjaft e njohur për interpretimet interesante, por edhe për këngët që shpejt bëhen mjaft të dashura për publikun, kjo edhe për shkak të muzikës ritmike që grupi zgjedh të realizojë. Jo më kot, në këtë edicion të shtatë të “Top Fest”, kënga e tyre e titulluar “Duamë” është vlerësuar më tepër nga dëgjuesit e “Top Albania Radios”. “Ne jemi shumë të kënaqur për fitoren e këtij çmimi. është një çmim mjaft i mirë, i cili vërtet ia ka vlejtur, sepse kënga është transmetuar shumë edhe në radio. E falënderojmë shumë publikun që e kanë ndjekur dhe e ka dëgjuar këngën. Mbi të gjitha, mendoj se është shumë emocionuese që i gjithë publiku në sallë është ngritur në këmbë e ka kënduar e kërcyer me mua”, ka thënë Besniku, këngëtari i “Energy Band”. Vitin e shkuar grupi ka fituar çmimin “Grupi më i Mirë”.

#

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›