Platformë postare Shqipëri-Kosovë-Maqedoni
Drejtuesit e Postave të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë janë takuar për të diskutuar thellimin mëtejshëm të mardhënieve të bashkëpunimit mes tre operatorëve të shërbimit postar në rajon nismë e cila ka një synim: implementimin e plotë të standardeve te komunitetit evropian në shërbimet postare.
“Duke u bashkuar në tregun e shërbimit postar, në politika rajonale si; në politikën e çmimeve ashtu dhe të bashkëpunimit, të trajnimit për ndryshimin e mentalitetit si dhe rinovimit të teknologjisë. Ne mund të jemi pjesë e projekteve të përbashkëta. Skicuam konstruksionin e bashkëpunimit të ardhshëm i cili do konsistojë në rang departamentesh dhe në nivel drejtorish qendrore”, theksoi drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, Arqile Goreja.
Ndërkohë, gjatë së shtunës do të bëhet edhe një binjakëzim midis Postës së Durrësit dhe asaj të Prizrenit. Ndërkohë që brenda muajit dhjetor do të ketë një binjakëzim mes Postës së Korçës dhe asaj të Ohrit.