E Shtunë, 31 Tetor 2026

50 viktima nga moti i keq në Francë, Holandë e Gjermani



Shkon në më shumë se 50 bilanci i viktimave nga stuhia Xynthia që ka goditur Europën Jug Perëndimore, për të mbërritur më pas në Francë, Holandë dhe Gjermani. Erërat e frota dhe reshjet e dendura kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 53 personave, ndërsa kanë mbetur pa energji elektrike miliona familje. Bilanci më i rënduar paraqitet në Francë, ku dallgët kanë arritur një lartësi prej 8 metrash ndërsa era ka patur një shpejtësi prej 150 km në orë. Dëmet janë shumë të mëdha në rajonet perëndimore bregdetare. Ndërkaq kryeministri francez, Francois Fillon ka paralajmëruar se Franca mund të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore për të lancuar fondet për rindërtimin e vendit. Në dy ditë, sipas burimeve të ministrisë së Brendshme franceze, kanë humbur jetën 45 persona, shumica e të cilëve të mbytur. Ndërsa presidenti i Francës,
Nicolas Sarkozy ka lëvduar punën e ekipeve të ndihmës dhe ka deklaruar se do të vizitojë zonat e prekura më rëndë nga stuhia. Shumë familje kanë mundur të shpëtohen me helikopterë. stuhia është spostuar më pas në Gjermani, Belgjikë dhe Holandë , ndërsa erëra shumë të forta janë regjistruar në alpet zviceriane. Në gjermani, tre persona humbën jetën pasi një pemë u rrëzua mbi makinën e tyre. I njëjti fat edhe për dy persona në Spanjë, dy meshkuj përkatësisht 51 dhe 41 vjeç. Në Portuagali, një fëmije 10 vjeç , është vrarë nga një degë e madhe peme. Edhe në Britani janë paraqitur probleme, ku shumë shtëpi kanë mbetur pa rrymë elektrike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›