Zidane: Reali më mirë se Barca këtë sezon

Zinedine Zidane ka deklaruar se Real Madridi është në "nivel më të lartë" se rivali i vet, Barcelona.
Zidane beson se Madrilenët janë përmirësuar dukshëm krahasuar me sezonin e kaluar.
“Ka një dallim në mes të këtij sezoni dhe atij të kaluarit, dallimi në mes të Real Madridit dhe Barcelonës është ngushtuar. Ne tani jemi në nivel të tyre ose madje në një nivel më të lartë”, ka thënë Zidane.