Zidane kundër Domenechut

Ish kapiteni i Francës, Zinedine Zidane ka kritikuar selektorin Raymond Domenech pas humbjes 2-0 nga Meksika që i la Trekolorët në prag të eliminimit nga Kampionati botëror.
Zidane, anëtar i ekipit të Francës që fitoi Botërorin 1998 beson se Domenech ka gabuar në përcaktimin e formacionit duke lënë mesfushorin Yoann Gourcuff në bankë, dhe për këtë arsye beson se ekipit i mungoi kreativiteti kundër Meksikës.
“Trajneri mori një vendim me të cilin nuk pajtohem. Jam i dëshpëruar sepse Franca nuk bëri asnjë goditje në portë dhe kjo ishte ajo që më së paku pritej. Meksika ishte superiore ndaj Francës e sidomos në aspektin fizik”, deklaroi Zidane për televizionin meksikan Televisia.
Franca ka vetëm një pikë nga dy ndeshjet e para në Grupin A. Në takimin e fundit takohen me nikoqirin e Botërorit, Afrikën e Jugut.