PDIU: Kthimi i çamëve në kufi, vendim politik

“Me mospërgjigjen e tij zyrtari i lartë i policisë greke konfirmoi se refuzimi i turpshëm i qytetarëve të moshuar shqiptarë me origjinë çame nuk është për shkaqe policore. Nëse do të ishte kështu, ai nuk do të kishte problem të jepte një përgjigje. Pra, ky zyrtar konfirmoi në mënyrën më të mirë se vendimi për refuzimin e qytetarëve me origjinë çame është politik”, thuhet në deklaratën e PDIU-së, duke iu referuar mungesës së një përgjigjeje për këtë çështje nga ana e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Greqisë, Elefteros Ikonomu.
Më tej PDIU shtron pyetjen: “A ka ndonjë arsye politike që një shtet anëtar i Bashkimit Evropian, të bllokojë qarkullimin e lirë të njerëzve, parimin e shenjtë mbi të cilin është themeluar Bashkimi?”
/Start/E.B/
2011-08-30 15:42