Zihen me pronarin, i prishin bilardon
TIRANE - Pronari i nje bilardoje ka rene pre e dhunes se dy te rinjve, ndersa i jane demtuar pajisjet e ambienteve. Gezim Mendili, 36 vjec dhe Tor Karamuca, 31 vjec, te dy nga Vora, ky i fundit i denuar me pare per “vjedhje”, jane vene ne pranga nga efektivat e Komisariatit numer 6, per disa akuza. Ngjarja ka ndodhur ne Kombinat, dy dite me pare. Sipas burimeve zyrtare, dy personat e mesiperm, pas nje sherri per shkaqe banale me Briken T., qe eshte pronari i bilardos, kane shkaterruar ambientet. Burimet thane se sherri ka ndodhur per shkaqe banale, pasi dy personat e ndaluar nuk donin te dilnin jashte nga bilardoja. Mendili dhe Karamuca mesohet se kane kundershtuar dhe policine, e cila i ka shoqeruar me force per ne komisariat. Mbi dy te arrestuarit rendojne akuzat e “shkaterrimit te prones”, “kundershtimit te punonjesit te policise te rendit publik” dhe “prishjes se rendit e qetesise publike”.
A.C